}

NewsArticle

07/10/2009

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim do ta vizitojë Ministri i Brendshëm i Kroacisë, z.Tamislav Karamarko

Vushtrri, 06 tetor 2009 -  Të mërkurën, me datë 07 tetor 2009 (nesër), në ora 15:00, Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim(QKSPEZH), në Vushttri,  do ta vizitojë një delegacion i kryesuar nga  ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, z.Tomisllav Karamarko.

Delegacioni do të mirëpritet nga u.d e Kryeshefit Ekzekutiv, znj.Taibe Canolli, me ç’rast znj.Canolli do të bëjë një prezentim të punës dhe aktiviteteve të QKSPEZH-së.

Në takim pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe pëfaqësues të Agjencioneve të Sigurisë Publike.

Pas takimit, delegacioni në përcjellje të znj.Canolli dhe stafit menaxhues të Qendrës për Siguri Publike, do të bëjnë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për t’u njoftuar me infrastrukturën dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtarët e Agjencioneve të Sigurisë Publike.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori i DME vizitoi QKSPEZH
Drejtori i DME vizitoi QKSPEZH

Vushtrri, 28 shtator `09 - Sot në Qendren e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, ka qëndruar për vizitë drejtori i sapoemëruar i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave z. Fadil Kodra. Ai ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e kësaj Qendre, gjatë të cilit u.d e Drejtorit te Departamentit te Perkrahjes Programore znj. Shpresa Çekaj-Muharremi e ka njoftuar për së afërmi më konceptin e QKSPEZH si dhe vizionin e saj.

Në takim u bisedua gjithashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja palëve duke konstatuar se deri më tani kanë arritur shumë suksese si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë. Z. Kodra gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe në hapjen solemne të trajnimit ”Përdorimi i paisjeve themelore për shuarjen e zjarrit” në të cilin trajnim po marrin pjesë pjesëtarët e sigurimit të QKSPEZH.

Departamenti për Menaxhimin e Emergjencave është njëri ndër katër Agjencionet e Sigurisë Publike që ndajnë hapësirën e trajnimit bazik dhe të avancuar në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, në Vushtrri.

Lexo më shumë
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim e vizitoi Ministri i Brendshëm i Kroacisë, z.Tamislav Karamarko
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim e vizitoi Ministri i Brendshëm i Kroacisë, z.Tamislav Karamarko

Vushtrri, 07 tetor 2009 -  Në vazhdën e agjendës së takimeve të tij në Kosovë, ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, z.Tomislav Karamarko, të mërkurën rreth orës 15:00, ka qëndruar për vizitë në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim(QKSPEZH), në Vushtrri.  Ai ka zhvilluar një takim me u.d e Kryeshefit Ekzekutiv të QKSPEZH-së, znj.Taibe Canolli. 

\"\"

Qëllimi i vizitës ishte njohja e konceptit, trajnimeve dhe mënyra e funksionimit të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Në takimin e udhëhequr nga kryeshefja znj.Canolli, morën pjesë Komesari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z.Resmi Hoxha, ndihmës i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Personel dhe Trajnim, z.Riza Shillova, këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Brendshme, znj.Luanda Domi, përfaqësuesi nga Doganat e Kosovës, z.Bekim Mehmetaj, udhëheqësi i Qendrës për Trajnim dhe Edukim të DME-së, z.Rrahman Sefedini dhe zyrtarë të lartë nga QKSPEZH-i.  

Gjatë takimit znj.Canolli bëri një prezentim të punës, aktiviteteve dhe konceptit të QKSPEZH-së. Ajo falenderoi ministrin Karamarko për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që shteti dhe Qeveria e Kroacisë i ofrojnë Kosovës, e në veçanti kontributin e dhënë përmes ekspertëve në ndërtimin e kapaciteteve të trajnimit në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, që ndihmuan në hartimin dhe implementimin e projekteve të ndryshme të trajnimit.
“Progresi i arritur në Qendrën për Siguri Publike mund t’i dedikohet edhe partnerëve ndërkombëtarë,në këtë rast edhe ekspertëve nga Kroacia që kanë dhënë kontribut të madh në trajnimin e pjesëtarëve të Agjencioneve të Sigurisë Publike”, tha znj.Canolli.

Ndërsa, minsitri Karamarko duke shpjeguar qëllimin e vizitës dhe marrëdhëniet e mira  që ekzistojnë mes dy shteteve, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, tha se “gjatë kësaj vizite dua të paraqes një mozaik të sigurisë në shkallë të bashkëpunimit jo vetëm me shtetet e Evropës, por edhe të rajonit”, tha z.Karamarko, duke potencuar se bashkëpunimi me Qendrën për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim për trajnimin e zyrtarëve policorë mund të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Në qoftë se keni nevojë për instruktorë nga Kroacia, apo anasjelltas, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim”, tha ndër të  tjera z.Karamarko. Ai nuk ka harruar të përmend edhe kontributin e shqiptarëve që kanë dhënë në luftën çlirimtare të Kroacisë.
 
Pas takimit, delegacioni në përcjellje të znj.Canolli dhe stafit menaxhues të Qendrës për Siguri Publike, bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për t’u njoftuar me infrastrukturën dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtarët e Agjencioneve të Sigurisë Publike.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës