}

NewsArticle

25/03/2013

Në AKSP u mbajt turnamenti kombëtar “KOSOVA OPEN 2013”

Vushtrri 23 mars 2013 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), është duke u mbajtur turnamenti kombëtar i debatit  “KOSOVA OPEN  2013”, i organizuar nga Debate Center në bashkëpunim më Lëvizja FOL e mbështetur edhe nga Fondacion SOROS. Debati i cili zgjatë dy ditë radhazi ka për qëllimi informimin dhe aftësimin e të rinjve rreth mendimit kritik. “Ky turnament si qellim të parë ka krijimin e mundësive për të rinjtë e shkollave të mesme të Kosovës që të zhvillojnë aftësitë e tyre argumentuese, retorike dhe mendimin kritik si parakusht për pjesëmarrjen e tyre në sociale, politike dhe vendimmarrëse”, thanë përfaqësuesit e Debate Center.
Sipas tyre debati gjithashtu do të ndihmoj të rinjtë në fuqizimin e konceptit të shoqërisë së hapur përmes lehtësimit të komunikimit ndërmjet të rinjve nga Kosova me të rinjtë nga vendet e tjera të botës siç është pjesëmarrja në debatin ndërkombëtar “Youth Forum”.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion nga SHBA
Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion nga SHBA

Vushtrri, 22 mars 2013- Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i udhëhequr nga Carol Perez përfaqësuese e lartë e programit ndërkombëtar të zbatueseve të ligjit dhe luftimit të narkotikëve. Drejtori Smakiqi fillimisht i falënderoi SHBA-të për kontributin e dhënë në ndërtimin dhe zhvillimin e Akademisë. Gjatë këtij takimi Smakiqi e informoi delegacionin për misionin, vizionin dhe procese të rëndësishme të cilat po kalon Akademia. Me këtë rast  foli edhe për Projektin e Binajkëzmit, projekt mjaft i rëndësishëm i cili ka të bëjë me përmirësimin e arsimimit dhe trajnimit në sektorin e sigurisë publike.
Ndërsa përfaqësuesja e lartë e programit ndërkombëtar të zbatueseve të ligjit dhe luftimit të narkotikëve, Carol Perez tha se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

 

Lexo më shumë
Smakiqi priti një delegacion nga Zyra e Këshillit të Evropës
Smakiqi priti një delegacion nga Zyra e Këshillit të Evropës

Vushtrri, 3 prill 2013 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, priti një delegacion nga  Zyra e Këshillit të Evropës i përfaqësuar nga udhëheqësi i zyrës, Tim Cartwright.
Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi më për së afërmi me aktivitetet e Akademisë, vizionin, arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të rendit dhe sigurisë publike në Kosovë. Ata u interesuan veçanërisht për çështjet që kanë të bëjnë me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut që kanë ndikim në arsimin dhe trajnimin e agjencive të zbatimit të ligjit.
 Në veçanti shprehën interesin e tyre për trajnimet e specializuara dhe avancuara për çështjet si anti-diskriminimi, veprimi kundër korrupsionit dhe kundër shpëlarjes së parave, të drejtat e pakicave, etj. 
Drejtori Smakiqi e informoi delegacion lidhur me trajnimet, aktivitete, misionin dhe vizionin e Akademisë. Ai  foli  edhe për procese të rëndësishme të cilat ka kaluar Akademia nga themelimi e deri më tani, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë partneret ndërkombëtar si OSBE-ja dhe ICITAP në themelimin e kësaj Akademie.
Smakiqi tha se Akademia me punën dhe trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike të të gjitha agjencioneve të sigurisë publike në vend duke i përfshirë të gjitha komunitet është shembull i tolerancës ndëretnike si dhe i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Drejtori Smakiqi i informoi zyrtarët e Këshillit të Evropës edhe për Projektin e Binjakëzimit të Bashkimit Evropian, “Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Rendit dhe Sigurisë Publike në Kosovë”, që ka për qëllim themelimin e programit studimor të arsimit të lartë në rend dhe siguri publike.
Në fund të takimit Smakiqi falënderoi delegacionin dhe të gjithë partneret ndërkombëtar për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës  e në veçanti për Akademinë.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës