}

NewsArticle

23/07/2012

Në AKSP përfundoj trajnimi “Mirëmbajtjen, riparimin e pajisjeve për detektimin e shkatërrimit të armëve në masë”

Vushtrri, 20 korrik 2012 – Ambasada Amerikane në Kosovë  për pjesëtarët e Policisë së Kosovës (PK) dhe ata të Forcës së Sigurisë në Kosovë (FSK) ka ndarë sot një donacion të pajisjeve kundër armëve të shkatërrimit në masë, donacion ky me vlerë prej 364 mijë dollarë.  Për këtë Ambasada  Amerikane ka organizuar një trajnim dy ditor gjatë të cilit pjesëtarë e sigurisë  janë aftësuar për mirëmbajtjen, riparimin e pajisjeve për detektimin e armëve të shkatërruar në masë.
Në ceremoninë e shpërndarjes së këtij donacioni e cila u mbajt në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) morën pjesë zëvendësambasadorja e Amerikës në Kosovë Kelly Degnan,  Drejtori i Përgjithshëm në AKSP, Ismail Smakiqi,  zëvendësdrejtori i përgjithshëm në Policinë e Kosovës Dejan Jankoviq, drejtori i Operatives në ministrinë e Forcës së Sigurisë, Imri Ilazi.
Zëvendësambasadorja amerikane Degnan tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe sigurinë e saj.

Më këtë rast përfaqësuesit e PK-së dhe ata të FSK-së vlerësuan lartë dhurimin e këtij donacion si dhe mbajtjen e trajnimit.
 
Ata thanë se për mes këtij trajnimi pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të Forcës së Sigurisë kanë marrë njohuri se si duhet vepruar në rast të ekzistimit të  armëve të shkatërrimit në masë.

Përfaqësuesit e pjesëtarëve të sigurisë publike vlerësuan se përdorimi i pajisjeve si dhe zhvillimi i disa ushtrimeve simulative që janë bërë gjatë trajnimit në AKSP i bënë pjesëtarët që të jenë në nivel të lartë profesional që të përballën me kërcënimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Në fund të pranishmit falënderuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që po i bënë Kosovës konkretisht Forcave të Sigurisë në vend.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Shefi i kabinetit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Shqipërisë vizitoi Akademinë
Shefi i kabinetit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Shqipërisë vizitoi Akademinë

Vushtrri, 17 korrik 2012- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në takim shefin e kabinetit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Shqipërisë, Ilo Kleqka. Fillimisht Smakiqi delegacionin e informoi për proceset e rëndësishme të cilat po kalon Akademia, më theks të veçantë foli për projektin e binjakëzimit, projekt i financuar nga Komisioni Evropian, që ka të bë me ngritjen e Akademisë në një institucion të arsimimit të lartë. Smakiqi dhe Kleqka gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit. “Akademia ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në procesin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë jo vetëm me Shqipërinë por edhe me vendet tjera fqinje, përmes ofrimit trajnimeve të përbashkëta”, tha Smakiqi.

Me këtë rast të dyja palët shprehën interesin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë si dhe mundësinë për të përfituar nga eksperienca e të dy Akademive. 

Lexo më shumë
Në AKSP filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 44-të të Policisë së Kosovës
Në AKSP filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 44-të të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 14 gusht 2012 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 44-të të Policisë së Kosovës. Kadetët e rinj do të trajnohen sipas planprogrameve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit. 
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi i përshëndeti dhe ju uroi suksese kadetëve, gjithashtu ai inkurajoi kadetët që të japin maksimumin nga vetja e tyre dhe të gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses. Trajnimi do të zgjasë 22 javë dhe do të marrin pjesë 70 kadet.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës