}

NewsArticle

25/11/2011

Ligji për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike publikohet në Gazetën Zyrtare

Vushtrri, 25 nëntor 2011- Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ditë më parë është miratuar ligji për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili sot është shpallur edhe në Gazetën Zyrtare.
Në bazë të këtij ligji Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), tani e tutje do të ketë emërtim tjetër i cili është, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
 Edhe pas miratimit të këtij ligji Akademia do të vazhdoj të mbetet agjencion ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Në ligj thuhet se  Akademia e Kosovës për Siguri Publike është përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe arsimit të lartë, zbatimin e politikave dhe strategjive të trajnimit, arsimimit të lartë si dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë publike
Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Ministrja Räsänen dhe ministri Rexhepi vizitojnë QKSPEZH-in
Ministrja Räsänen dhe ministri Rexhepi vizitojnë QKSPEZH-in

Vushtrri, 25 nëntor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim më 29.11.2011 në ora 14:30, do ta vizitoi  Päivi Räsänen ministre e Punëve të Brendshme të Finlandës dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Ministrat do të takohen me Kryeshefin Ekzekutiv të Qendrës se Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Ismail Smakiqi, ku edhe do të prezantojnë projektin e binjakëzimit mes QKSPEZH-it dhe shtetit të Finlandës. Projekti i binjakëzimit, i cili është një projekt i Komisionit Evropian për QKSPEZH-in, është fituar nga Finlanda dhe Estonia dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.


Ftohen mediat që të marrin pjesë.

Lexo më shumë
Përfundoj trajnimi “Luftimi i korrupsionit brenda institucioneve”
Përfundoj trajnimi “Luftimi i korrupsionit brenda institucioneve”

Vushtrri, 23 nëntor 2011 – Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), të premten u certifikuan  njëzet e një pjesëtarë të sigurisë publike të cilët përfunduan më sukses trajnimin “Luftimi i korrupsionit brenda institucioneve”, trajnim ky i organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Të certifikuarit janë zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, doganës, pjesëtarë të Inspektoratit Policor, zyrtarë të Prokurorisë Special dhe gjyqtar.
Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Ismail Smakiqi duke falënderuar misionin e OSBE-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm vlerësoj se \"Trajnim i avancuar kundër korrupsionit”, ka ndikim të madhe në ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike. Ai tha se nga trajnimet e tilla pjesëtarët e sigurisë publike përfitojnë njohuri të reja ku do të sjellin vlera të reja për organizatën e tyre ku punojnë. Më këtë rast Smakiqi ka folur edhe rreth prioriteteve që ka Qendra. “Në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve dhe angazhimeve në përputhje me obligimet që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Legjislacioni në fuqi dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë se Punëve te Brendshme, Qendra e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim po vazhdon me reformimin e saj duke zhvilluar planin zhvillimor strategjik për tre vitet e ardhshme, akreditimin, ristrukturimin e brendshëm organizativ të saj, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare si AEPC dhe INTERPA, binjakëzimin me projektin ECLO etj”, u shpreh Smakiqi.
Shefqet Beqaj duke folur në emër të drejtorit të përgjithshëm të policisë tha se luftimi i korrupsionit është mision i policisë së Kosovës..
Njëherit përshëndeti edhe misionin e OSBE-së për kontributin e dhënë në mbajtjen e trajnimeve të shumta. Carsten Tweilmer, drejtor i Departamentit për Siguri Publike në OSBE shprehi gatishmërinë e tij që edhe në të ardhmen ta përkrah Policinë e Kosovës më trajnime të ndryshme. Qëllimi trajnimit ishte përforcimi i aftësive të akterëve relevantë që në mënyrë efikase të identifikojnë dhe hetojnë korrupsionin. Ky trajnim gjithashtu është shfrytëzuar si një mundësi për përmirësimin e raporteve mes agjencive dhe shkëmbimin e  përvojave dhe praktikave më të mira. Trajnimi ka zgjatur pesë ditë.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës