}

NewsArticle

21/11/2011

Kryeshefi Smakiqi u takua me Shipçiç

Vushtrri, nëntor 2011- Në vazhdën e takimeve Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi pas takimit me drejtorin e Qendrës së Formimit Policor  të Tiranës (QFP), Hamdi Fjora së bashku kanë udhëtuar për në Mal të Zi.
Kryeshefi Smakiqi dhe drejtori i QFP-së Fjora janë pritur nga drejtori i Akademisë Policore së Danilovgradit, Zhivko Shipçiç.
Kryeshefi Smakiqi, drejtori i QFP-së Hamdi Fjora dhe Shipçiç  kanë diskutuar për bashkëpunimin mes tri qendrave të sigurisë publike.
Gjatë takimit temë diskutim ka qenë shkëmbimi i përvojave dhe përkushtimi për  fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe reformat në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.  
Palët u pajtuan qe trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike të luaj një rol të rëndësishëm jo vetëm brenda kufijve të këtyre shteteve, por edhe më gjer, drejt realizimit dhe misionit të tyre në ruajtjen e sigurisë së përgjithësime. Organizator i takimit ka qene ICITAP nga Shqipëri, Kosova dhe Mali i Zi.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kryeshefi Ekzekutiv Ismail Smakiqi ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Shqipëri
Kryeshefi Ekzekutiv Ismail Smakiqi ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Shqipëri

Vushtrri, 16 nëntor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi i shoqëruar nga drejtoret e Departamenteve Halim Shala, Dukagjin Dinaj, dhe Avni Istrefi, vizituan sot Qendrën për Formimin e Policisë në Tiranë ku u pritën nga drejtuesi  i Qendrës Hamdi Fjora, me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takim Kryeshefi Smakiqi u informua nga homologu i tij në Tiranë me zhvillimet aktuale në këtë institucion.
Udhëheqësit e Institucioneve të cilat fushveprimtaritë e tyre i kanë të ngjashme, u pajtuan në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve për vazhdimin e bashkëpunimit si dhe zgjerimin e këmbimit të përvojave edhe në fusha të reja, në përputhje më zhvillimet regjionale dhe globale.
Fjora njoftoi mysafiret nga Kosova lidhur me projektet e Komisionit Evropian, të cilat do të fillojnë së shpejti të realizohen në hapësirat e QFP-së në Tiranë, e që kanë të bëjnë me ndërtimin e kapaciteteve të reja të objekteve hoteliere për nevojat e kësaj qendre.
Smakiqi e njoftoi drejtorin Fjora për aprovimin e Ligjit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, dhe për fillimin e implementimit të këtij ligji, i cili paraqet cilësi të re në jetën e këtij institucioni. Ligji pritet të hyjë në fuqi këtyre ditëve dhe besohet të ndikojë në ngritjen e cilësisë së trajnimeve, dhe njëkohësisht hapë perspektivë për fillimin e studimeve nga fusha e sigurisë publike.
Udhëheqësit e këtyre dy institucioneve, në ditët në vijim, pritet të bëjnë vizitë në Podgoricë, në një takim të përbashkët me homologun nga Mali i Zi, në kuadër të bashkëpunimeve rajonale.
 

Lexo më shumë
Kryeshefi Smakiqi priti në takim kampionin evropian të Judo-së instruktorin Cena
Kryeshefi Smakiqi priti në takim kampionin evropian të Judo-së instruktorin Cena

Vushtrri, 21 nëntor 2011 – Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi priti në takim kampionin evropian të Judo-së Anton Cena, i cili njëherit është edhe instruktor në Qendër.
Më këtë rast kryeshefi Smakiqi e përgëzoi  kampionin Cena për sukseset që ka arritur deri me tani. Duke e quajtur Cenen si ambasador i sportit në Kosovë, Evropë e së shpejti edhe në botë, kryeshefi Smakiqi tha se sukseset që ka arritur Cena janë krenari jo vetëm për qendrën ku shërben ai, por për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kryeshefi Smakiqi tha se edhe për kundër sfida që ka sporti kosovar, Kosova ka sportistë të dalluar. Tutje Smakiqi i ofroj mbështetje të plotë instruktorit Cena.
Ndërsa instruktori Anton Cena falënderoi kryeshefin Smakiqi për pritjen dhe gatishmërinë e tij për ta përkrahur vazhdimisht.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës