}

NewsArticle

05/10/2011

Ismail Smakiqi emërohet Kryeshef Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 05 tetor 2011- Ismail Smakiqi, është emëruar Kryeshef Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike.
Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 92 (paragrafi 4) dhe nenit 93 (paragrafi 4), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Shërbim Civil dhe të Rregullores për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në Shërbimin Civil të Kosovës.
Mandati i të emëruarit zgjat tre vjet dhe me këtë rast, z. Ismail Smakiqi do t’i kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi Forumi për Siguri
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi Forumi për Siguri

Vushtrri, 21 shtator ’11- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, e vizituan pjesëtarë dhe ekspertë të sigurisë nga vendet e ndryshme të rajonit, të cilët po marrin pjesë në Forumin për Siguri në Prishtinë. Delegacioni u prit nga Kryeshefi i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti, i cili i njoftoi për punën dhe aktivitetet që zhvillohen në Qendër dhe trajnimet që kryejnë katër agjencionet e sigurisë publike në Kosovë, Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Agjensioni për Menaxhim Emergjent dhe Shërbimi Korrektues.
 
“Qendra luan një rol të rëndësishëm, jo vetëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe qytetarët e vendeve të rajonit, pasi këtu trajnohen edhe pjesëtarë të sigurisë edhe nga vendet fqinje”, tha Ahmeti.

Gjithashtu kryeshefi i QKSPEZH-it,  Sheremet  Ahmeti e njoftoi delegacionin për anëtarësimin e Qendrës në strukturat dhe organizata ndërkombëtare të sigurisë, si në atë të Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA), dhe se Qendra synon të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike.


 

Lexo më shumë
QKSPEZH ndihmon shkollën fillore “Zahir Pajaziti”
QKSPEZH ndihmon shkollën fillore “Zahir Pajaziti”

Vushtrri, 11 shtator ’11 - Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) i ka dhuruar një donacion shkollës fillore “Zahir Pajaziti” në fshati Turiqicë të Podujevës. Ky donacion përmban kompjuter, banka dhe karrige. Qëllimi i këtij donacioni ishte që nxënëseve të kësaj shkollë  tu ofrohen kushte më të mira për mësim.
Drejtori i kësaj shkolle ka falënderuar menaxhmentin e QKSPEZH-it për këtë ndihmë dhe ka vlerësuar se donacionet e dhuruar do të jenë ndihmesë e mirë për nxënësit e kësaj shkolle. 
Ndërsa menaxhmenti i lartë i Qendrës ka  vlerësuar  se  me qëllim të aftësimit të nxënësve është shumë e rëndësishme që gjitha shkollat të pajisen me kompjuter.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës