}

NewsArticle

04/07/2011

Qendra e Kosovës për Siguri Publike anëtarësohet në INTERPA

Vushtrri, 04 korrik ’11 – Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) është anëtarësuar në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA). Kështu ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv  i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Sheremet Ahmeti, pas kthimit të tij nga vizita zyrtare dy ditore në Republikën e Turqisë.
Kryeshefi Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Trajnimeve për Përkrahje Programore Dukagjin Dinaj, gjatë vizitës zyrtare të tyre në Turqi kanë marrë pjesë në nënshkrimin e draft protokollit për themelimin e Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA), i cili u nënshkrua në Stamboll me 2  korrik ku përveç pjesëmarrjes në këtë nënshkrim QKSPEZH edhe u bë anëtare e këtij asociacioni.
Asociacioni Ndërkombëtar i Akademive Policore (INTERPA) ka për qëllim të themeloj platformën e komunikimit, bashkëpunimit, shkëmbimit dhe koordinimit të përvojave me shtetet anëtare të këtij asociacioni. 
Qëllimi i themelimit të këtij asociacioni është lufta kundër krimit, kundër terrorizmit, kontrabandës, trafikimit me njerëz dhe gjitha dukurive tjera negative.
Menaxhmenti i lartë i QKSPEZH-it në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në Turqi kanë marrë pjesë edhe në një ceremoni të Akademisë Policore Kombëtare Turke në Ankara. Gjatë kësaj ceremonie kryeshefi Ahmeti ka pasur takim miqësor edhe me presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, dhe kryeministrin  Recep Tayyip Erdogan. Përveç tjerash kryeshefi Ahmeti është takuar me përfaqësuesit e lartë të Akademisë Policore turke ku kanë diskutuar  për vazhdimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë. Ahmeti tha se gjatë takimeve është vlerësuar lartë bashkëpunimi bilateral midis dy vendeve dhe është shprehur gatishmëria për ngritjen dhe thellimin e marrëdhënieve në gjitha fushat e në theks të veçantë në fushën e sigurisë, në fushën e trajnimeve. 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Nënkampioni botëror i xhudos instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Nënkampioni botëror i xhudos instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 20 qershor 2011- Nënkampioni Evropian i xhudos z. Anton Cena  instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim tani edhe nënkampion botëror. Anton Cena rreshter në Policinë e Kosovës njëherit është edhe  Instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), pas shumë fitoreve në Xhudo ai u shpallë edhe nënkampion botëror në kampionatin e xhudos të mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë më 17 qershor 2011.
Ne këtë Kampionat kane marre pjese xhudistë nga vende të ndryshme botërore si nga  Japonia , Brazili, Amerika, Mongolia, Norvegjia etj.
 Anton Cena gjatë kësaj gare mposhti gjermanin Notzel Werner, Braziliani Ivan Penne Norvegjezin Chinchila Alfredo për të arritur deri në finale.
Cena me paraqitjen e tij shumë profesionale dhe të shkëlqyer  luftojë deri në fund mirëpo u mposhtë nga rusi Nikolai Evgerov. Cena thotë se nuk do të ndalet me kaq ai shpreson që me shkathtësitë që ka dhe profesionalizmin e tij një ditë do të bëhet edhe kampion bote. Cena e cilësoi lartë pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive duke falënderuar Policinë e Kosovës dhe Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim de Zhvillim që i mundësoi pjesëmarrjen në këtë Kampionat.

Lexo më shumë
Deputetët  e Kuvendit të Kosovës vizitojnë Qendrën e Kosovës për Sigurisë, Publike Edukim dhe Zhvillim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës vizitojnë Qendrën e Kosovës për Sigurisë, Publike Edukim dhe Zhvillim


Vushtrri, 05 korrik 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim nesër në ora 12:00 do ta vizitoj një grup deputetësh nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Delegacioni do të pritet nga kryeshefi Ekzekutiv z. Sheremet Ahmeti, menagjmenti i lartë i Qendrës dhe nga agjencionet  e sigurisë publike.
Qëllimi i kësaj vizite nga deputetet e Kuvendit të Kosovës është që të  informohen më për së afërmi me punën, trajnimet, aktivitete dhe fazat tjera të  rëndësishme të cilat po kalon Qendra e Sigurisë Publike.
Ftohen mediat që të jenë prezent në këtë takim.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës