}

NewsArticle

17/06/2011

Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim mbahet Miniolimpiada për personat me aftësi të kufizuara

  Vushtrri, 17 qershor ‘11- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) do të mbahet miniolimpiada për persona më aftësi të kufizuara. Miniolimpiada do të mbahet dy ditë radhazi të shtunën dhe të dielën (me datën 18 dhe 19 qershor). Hapja e ceremonisë zyrtare do të bëhet të shtunën në ora 11:00, në QKSPEZH. Miniolimpiada e cila  organizohet nga  “OPFAKOS”  përmban aktivitet të ndryshme sportive si: vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, goll-boll, pikado, shenjëtari etj. Pjesëmarrës do të jenë  450 persona, të cilët janë kryesisht fëmijë të përcjellë nga familjarët e tyre dhe organizatorët.
Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) edhe kësaj radhe janë sponsor gjeneral i miniolimpiadës për persona me aftësi të kufizuar.
Ftohen mediat që të jenë prezent.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Ceremonia e diplomimit e zyrtarëve policorë të gjeneratës së 42-të
Ceremonia e diplomimit e zyrtarëve policorë të gjeneratës së 42-të

 Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), u mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42-të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të Policisë  së Kosovës.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, kryeshefi ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti, zyrtarë të lartë të KFOR-it,  EULEX-it, OSBE, ICITAP,  si dhe familjarë të zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 42-të.
Me këtë rast, ministri Bajram Rexhepi, u uroi sukses gjeneratës së re të Policisë së Kosovës në kryerjen e detyrave të tyre dhe tha se policët e sapo diplomuar do të marrin detyra dhe përgjegjësi të reja për ruajtjen e rendit dhe qetësisë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ai paralajmëroi se tashmë gjeneratat e reja të policisë do të trajnohen me një koncept të ri.
“Tani e tutje gjeneratat e reja të Policisë së Kosovës do të trajnohen me një koncept më të avancuar”, tha ministri Rexhepi.
Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, tha se institucionet e zbatimit të ligjit nuk duhet lejuar askënd të jetë mbi ligjin.
“Edukimi dhe trajnimi në QKSPEZH ka krijuar mundësinë që sot të kemi zyrtarë policor të trajnuar sipas standardeve dhe praktikave më të larta ndërkombëtare të zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, tha Maliqi.
Kryeshefi ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti i inkurajoi kadetët e rinj që të kryejnë detyrat e tyre me ndershmëri dhe dinjitet.
“Jam thellësisht i bindur se ju si policë të ardhshëm të Republikës së Kosovës do të ballafaqoheni me sukses me të gjitha sfidat që do t’i keni në të ardhmen gjatë kryerjes së detyrave të juaja zyrtare”, tha Ahmeti.
Gjithashtu, në këtë ceremoni mori fjalën zëdhënësi i gjeneratës së 42-të të Policisë së Kosovës, Skënder Zejnullahu.
“Që nga dita e sotme, familja e madhe dhe të shenjtë e zbatimit të ligjit do të ketë përkrah me plotë përgjegjësi morale dhe profesionale. Ne do t’i kryejmë më nderë të gjitha detyrat që na udhëzon Ligji i Republikë së Kosovës”, tha Zejnullahu.
Në emër të gjeneratës së 42-të të Policisë së Kosovës, ai tha se do të angazhohen të japin maksimumin për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë
Në QKSPEZH u mbajt Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara
Në QKSPEZH u mbajt Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara

Vushtrri, 20 qershor ’11 –  Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) për të shtatën herë me radhë u mbajt Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara  e cila është  organizuar nga OPFAKOS e përkrahur nga Ministria e Punëve të Brendshme, QKSPEZH dhe OSBE-ja. Në këtë miniolimpiad kanë marrë pjesë rreth 450 persona me aftësi të kufizuara. Në hapjen zyrtare të Miniolimpiadës të pranishëm ishin  Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti, zëvendës ambasadori i OSBE-së Edward Joseph si dhe përfaqësues të KFOR-it.
Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it Sheremet Ahmeti tha se  është nder dhe kënaqësi e madhe që të bëjmë së bashku hapjen e miniolimpiadës së Organizatës së Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
“Trajtimi, përkujdesja dhe qasja ndaj personave me aftësi të kufizuara është një ndër faktorët kyçë që përcaktojnë edhe vlerat dhe sistemin e ndërtuar në shoqëri të veçanta dhe në përgjithësi në aspektin global”, tha Ahmeti. Ai tha se duke parë se vendi ynë dekadave të fundit ka kaluar nëpër faza të vështira shoqërore e politike, kjo pa dyshim që ka ndikuar që perceptimi dhe trajtimi për këtë kategori shumë të rëndësishme të shoqërisë sonë të mos jetë ashtu si duhet të jetë. Kryeshefi Ahmeti tha se me konsolidimin gradual të institucioneve demokratike të shtetit tonë, gjendja e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë ka shënuar progres të vazhduar, që njëherësh tregon edhe orientimin e drejtë dhe racional të sektorit qeveritar, shoqërisë civile dhe të gjithë mekanizmave tjerë tek ne në këtë aspekt. Ai tha për shtatë vite me radhë Qendra është nikoqire e miniolimpiadës së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe prindërve të tyre, ku për dy ditë me radhë ata bëjnë gara në disiplina të ndryshme sportive dhe kënaqen duke u shoqëruar me njëri-tjetrin. Kjo njëherësh paraqet më së miri urën lidhëse ndërmjet qytetarit në njërën anë, dhe në anën tjetër të policit, zjarrfikësit, doganierit apo korrektuesit, të cilët në fakt i shërbejnë këtij qytetari.
Zëvendës ambasadori i OSBE-së në Kosovë ka përshëndetur të pranishmit duke thënë se OSBE është e gatshme të përkrah vazhdimisht Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në realizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve tjera.
“OSBE nuk e mbështet vetëm trajnimet e personave të sigurisë publike, por edhe këta persona  ma të ndjeshëm të shoqërisë sonë”, tha  Joseph. Ai tha se Institucionet Demokratike në Kosovë duhet të din jo vetëm për personat me aftësi të kufizuar por edhe për aftësitë e tyre.
Kryetari i OPFAKOS-të, Gani Mehmeti ka përshëndetur  të pranishmit dhe i ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që QKSPESH dhe OSBE i bënë personave me aftësi të kufizuar në realizimin e aktiviteteve të tyre. Mehmeti gjatë fjalimit të tij tha se është shumë e rëndësishme që këta persona kanë gjetur përkrahje nga QKSPEZH-i dhe OSBE. “Kjo  përkrahje që po bëhet tani  është një shembull shumë i mirë të cilin duhet ndjekur”, tha Mehmeti.
Mehmeti ka shprehur dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. “ Tani shtatë vjet gjejmë përkrahje të madhe nga Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. U jemi  shumë mirënjohës donatorëve që kanë përkrahur këtë miniolimpiad siç janë  OSBE-ja MPB, QKSPEZH’’, u shpreh Mehmeti.
Pas hapjes zyrtare, pjesëmarrësit kanë vazhduar garat në aktivitete të ndyshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, goll-boll, pikado, shenjëtari etj.
Në fund të kësaj ngjarje e cila zgjati dy ditë radhazi pjesëmarrësit fitues të garave të miniolimpiadës  ju shpërndan medalje, certifikata dhe mirënjohje.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës