Lajmet
Lajmet
Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës
Vushtrri 04 shtator 2014 Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri mbajti sot takimin e tetë të radhës në të cilin morën pjesë, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili njëherit është edhe kryesues i bordit, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Nazmi Iballi, u.d i Kryeprokurorit të Shtetit Syl Hoxha, anëtarët tjerë të bordit, Fitim Shishani, Lulzim Rafuna, Fadil Kodra, Shemsi Hajrizi, Metie Ademi si dhe bashkëpunëtor ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.
Gjatë këtij takimi u shqyrtuan pikat të cilat ishin në rënd dite mbi zhvillimin e konkursit të pranimit te studentëve në programin Bachelor, propozim ndryshimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet Bachelor për vitin akademik 2014/15 si dhe vështrim i përgjithshëm i procesit të studimeve Bachelor për Institucionet e Sigurisë Publike.
Duke analizuar kushtet që ka Akademia si dhe ofrimin e trajnimeve drejtori Smakiqi u shpreh se procesi i studimeve do të filloj me kohë dhe se Akademia ka bërë të gjitha përgatitjet që nga tetori të fillojnë studimet për gjeneratën e parë të studimeve të sigurisë.
Ndërsa përfaqësuesit e bordit të Akademisë përgëzuan stafin për punën dhe përkushtimin e bërë deri më tani rreth hapjes së Fakultetit të Sigurisë.
Filloi trajnimi Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës
Vushtrri 18 gusht 2014 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi trajnimi dhjetë javor Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës, ku do të marrin pjesë 42 udhëheqës të lartë të policisë nga të gjitha vendet e rajonit.
Në ceremoninë e hapjes së këtij trajnimi morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme (MPB) Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, menaxheri i Programit ICITAP për Kosovë Camerun Fisher si dhe përfaqësues të Universitetit Northwestern.
Këtë trajnim përveç përfaqësuesve të lartë të Policisë së Kosovës, do ta ndjekin edhe përfaqësues të lartë nga policia e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se trajnimi i përbashkët i oficerëve policorë nga vendet e rajonit do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të sigurimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt. Ky model i trajnimeve duhet të jetë edhe model i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, tha Rexhepi.
Ministri Rexhepi e falënderoi ICITAP-in dhe qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës në gjitha fushat.
Organizimin e këtij trajnimi e vlerësoi lartë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Ai tha se ndjekja e këtij kursi, do tu ndihmojë pjesëtarëve të sigurisë publike që të fitojnë njohuri edhe më shumë në fushën e tyre.
Ky trajnim u jep mundësi për përgatitjen e kuadrove në institucionet e sigurisë që ta realizojnë sa më mirë rolin e udhëheqësit, tha Maxhuni.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, tha se mbajtja e këtij trajnimi në Akademi është një privilegj i madh.
Dimensioni regjional i Shkollës Ndërkombëtare e bënë të pakrahasueshëm këtë kurs dhjetë javor, aq më parë kur mbahet nga Universiteti Northwestern, lider i Universiteteve të Sigurisë Publike në botë, u shpreh Smakiqi.
Smakiqi tha se mbajtja e këtij trajnimi e bënë Akademinë edhe më të besueshme për vendet e regjionit dhe partnerët e saj, hap perspektiv të partneritetit me të gjitha institucionet akademike të ngjashme në regjion dhe më gjerë.
Drejtori Smakiqi ka vlerësuar se Shkolla Ndërkombëtare e Stafit Policor dhe Komandës është rast unik për oficerët policor të regjionit përmes së cilës ngritin nivelin profesional dhe përfitojnë njohuri të shkëlqyera nga fusha e sigurisë publike.
Mësimet të cilat do ti merrni padyshim do të avancojnë njohuritë tuaja në fushën e sigurisë publike, do të ndikojnë në përformancën tuaj profesionale dhe të organizatave ku ju punoni, gjithashtu është një rast i shkëlqyeshëm në këmbimin e përvojave reciproke dhe përforcimin e bashkëpunimit, tha Smakiqi. Ky trajnim është organizuar nga ICITAP-i, ndërsa ligjërues do të jenë nga Universiteti Northwestern
Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike
Vushtrri, 08 gusht 2014 Nga 181 zyrtarë të sigurisë publike të cilët kanë konkurruar në Fakultetin e Sigurisë Publike prej tyre janë pranuar 52 zyrtar, të cilët do ti vijojnë studimet për vitin e ri akademik 2014/2015. Ligjëratat në Fakultetin e Sigurisë fillojnë nga data 01.10.2014 dhe mbahen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.
Kliko këtu:
http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Rezultati_nga_testi_pranues.pdf
Rafuna vizitoi Akademinë
Vushtrri, 08 gusht 2014 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës per Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna.
Drejtori Smakiqi njoftoi drejtorin Rafuna me procesin e pranimit të studentëve në vitin e parë të studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike, i cili pritet të filloi punën me gjeneratën e parë nga një tetori i këtij viti. Trajnimet e personelit të Doganës së Kosovës të cilat zhvillohen në Akademi, do të jenë të vazhdueshme, meqenëse ato ndikojnë drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe efikasitetin e shërbimit, tha Smakiqi.
Ndërsa drejtori Rafuna përgëzoi Akademinë për përgatitjet rreth fillimit të vitit të parë akademik në Fakultetin e Sigurisë Publike si dhe vlerësoi lart punën dhe bashkëpunimin e të gjitha agjencive të sigurisë publike në AKSP.
Drejtorët u dakorduan edhe për trajnimin afatgjatë, me qëllim të licencimit të të punësuarve në agjencitë e shpedicionit i cili organizohet nga Doganat e Kosovës.
Ndryshe Dogana e Kosovës është njëra prej gjashtë agjencive të sigurisë publike, hisedarë e Akademisë, e cila zhvillon trajnimet dhe arsimin e lartë në AKSP.
Në Akademi u mbajt provimi pranues
Vushtrri, 05 gusht 2014 - Më shumë se 200 zyrtarë të agjencioneve të sigurisë publike iu nënshtruan provimit pranues në vitin e parë akademik 2014/2015, në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Të drejt aplikimi kanë pasur të gjithë ata zyrtarë që janë të punësuar në Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensionine Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimin Sprovues të Kosovës dhe Inspektorati Policor të Kosovës.
Fakulteti i Sigurisë Publike këtë vit ka hapur dyert për 65 studentë të cilët do ti vijojnë studimet në fushën e sigurisë.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Fakulteti i Sigurisë Publike, në vitin e parë të studimeve, për vitin akademik 2014/2015 do të regjistrojë 65 sipas kuotës së përcaktuar në drejtimet e programit të studimit bachelor në sigurinë publike, siç janë drejtimi policor, doganor, menaxhimi emergjent, korrektuese dhe sprovues.
Ndryshe në Fakultetin e Sigurisë Publike studimet bachelor për pjesëtaret e agjencive të sigurisë publike ofrohen falas dhe pa shkëputje nga puna.
Drejtori Smakiqi priti në takimi disa kadetë ushtarak nga SHBA dhe Kosova
Vushtrri, 05 gusht 2014 Kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi. Si çdo herë ata edhe kësaj radhe zgjodhën Akademinë për ta vizituar për tu njoftuar më për se afërmi me trajnimet dhe aktivitetet tjera që zhvillohen në Akademi.
Gjatë takimit ata u njoftuan edhe për proceset tjera të rëndësishme siç janë hapja e Fakulteti të Sigurisë Publike etj.
Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës në gjitha fushat konkretisht në fushën e sigurisë.
Ndërkaq kadetët ushtarak nga SHBA-të u interesuan rreth trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi.
Nesër mbahet testi me shkrim
Vushtrri, 04 korrik 2014 Të gjithë zyrtarët e agjencioneve të sigurisë publike të cilët kanë aplikuar në Fakultetin e Sigurisë Publike i njoftojmë se nesër me datën 05.08.2014 në ora 10:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do të mbahet testi me shkrim.
Ju njoftojmë se listën me emrat e të gjithë zyrtarëve të cilët kanë për tiu nënshtruar testit me shkrim e gjeni më poshtë.
Lista e kandidatëve të cilët kanë të drejtë ti nënshtrohen testit
Një delegacion nga ushtria gjermane vizitoi Akademinë
Vushtrri, 29.07.2014- Sot Akademia e Kosovës për Siguri Publike u vizitua nga një delegacion i ushtrisë së Republikës Federale të Gjermanisë i kryesuar nga Gjeneral Brigade Schnittker, Komandant i njësive ushtarake që veprojnë brenda dhe jashtë Gjermanisë dhe Shef i Këshilltarëve të FSK-së, i shoqëruar nga Zëvendës Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në misionin e OSBE-së në Kosovë, Carsten Tweilmeier. Delegacioni gjerman u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, me bashkëpunëtorë. Të pranishmit u njoftuan me fushëveprimtarinë e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot, duke vënë në theks të veçantë zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me themelimin e Fakultetit të Sigurisë Publike. Delegacioni u interesua edhe për bashkëpunimin e AKSP-së me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Republikën Federale të Gjermanisë. Me këtë rast, delegacioni u informua lidhur me bashkëpunimin që AKSP ka me FSK-në, me kontributin dhe bashkëpunimin me institucione të ndryshme nga Gjermania si dhe me gatishmërinë e AKSP-së që të jetë qendër rajonale në Evropën Jug-Lindore për arsim në fushën e Sigurisë Publike.
Në fund të vizitës, delegacioni nga ushtria gjermane për AKSP-në shprehu përshtypjet më të mira si një institucion i mirëfilltë në fushën e arsimit në siguri publike. Përderisa Smakiqi me bashkëpunëtorë falënderoi ata përzemërsisht për tërë kontributin që ka dhënë komuniteti ndërkombëtar për AKSP-në, përfshirë KFOR-in, shtetin gjerman dhe organizma e institucione të tjera.
Vazhdon konkursi deri me 31 korrik
Vushtrri, 25 korrik 2014 Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor në vitin akademikë 2014/2015 i hapur me datën 10 korrik do të vazhdojë deri më datën 31 të këtij muaj në ora 16:00. Ndërsa testi mbahet më datën 05.08.2014 kurse rezultatet publikohen me datën 08.08.2014. Akademia e Kosovës për Siguri Publike pas akreditimit të programit për studime të sigurisë shpallë konkurs 2014/2015.Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK) , Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) si dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK).
Për më shumë informata klikoni këtu:
http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/KONKURSS.pdf
Aplikacioni gjeni të bashkangjitur:
http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Aplikacion_shqip-serbisht.pdf
Manuali për provim pranues - Për më shumë informata klikoni këtu: http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Manuali_per_provim_pranues_-_Shqip.pdf
Prirucnik za pripremu prijemnog ispita:
http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Manuali_per_provim_pranues_-_Serbisht.pdf
Nazmi Iballi u zgjedh dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike
Vushtrri, 24 korrik 2014 - Bazuar në Rregulloren e Arsimit të Lartë neni 12, paragrafi 1 dhe neni 4, paragrafi 1, Rregullores për zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e dekanit, prodekanit dhe udhëheqësve të njësive të fakultetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u zgjedh dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike. Pas votimit dhe verifikimit të votave nga Këshilli i Fakultetit, Nazmi Iballi, zgjedhet dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi. Dekani detyrat dhe përgjegjësitë i ushtron në përputhshmëri me Rregulloren për Arsimin e Lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe aktet tjera që rregullojnë fushëveprimtarinë e Fakultetit të Sigurisë Publike. Mandati i dekanit është katër vjet dhe fillon nga data 1 tetor 2014.
Kadetët e Akademisë Ushtarake nga Ajova vizituan AKSP-në
Vushtrri, 24 korrik 2014 Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti sot në takim kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për se afërmi me aktivitetet dhe trajnimet që zhvillohen në Akademi.
Drejtori Smakiqi gjatë takimit i informoi kadetët për historikun e Akademisë. Po ashtu kadetët u njoftuan edhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon institucioni ynë.
Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës dhe vlerësoi lartë kontributin e tyre që kanë dhënë në ndërtimin dhe ngritjen e institucioneve të sigurisë e në veçanti për Akademinë.
Ai tha se bashkëpunimi dhe ndihma e SHBA-ve është e nevojshme për vendin tonë, ndërkohë shfaqi shpresën se bashkëpunim me SHBA-të do të vazhdojë edhe me tutje.
Ndërkaq kadetët ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u interesuan rreth trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi. Po ashtu ata shfaqen interesimin e tyre edhe rreth bashkëpunimit mes AKSP-së dhe Akademive tjera ushtarake dhe policore.
U konstituua Këshilli i Fakultetit të Sigurisë Publike
Vushtrri , 10 korrik 2014 - Në bazë të Rregullores (QRK) Nr. 26/2013 për Arsimin e lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është formuar Këshilli i Përkohshëm i Fakultetit të Sigurisë Publike. Këshilli është organi më i lartë akademik i fakultetit i cili vendos për të gjitha çështjet e rëndësishme në fushën e mësimit, kërkimit dhe hulumtimit shkencor.
Gjatë mbledhjes konstituive është nxjerr rregullorja e punës së Këshillit të Përkohshëm të Fakultetit të Sigurisë Publike, e cila rregullore përcakton mënyrën e punës, organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Përkohshëm të Fakultetit të Sigurisë Publike
Këshillin e kryeson Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë.