Lajmet
Lajmet
Akademia Policore e Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Tiranë 26 nënt04 2014 - Më datë 26.11.2014, në Tiranë u bë nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Akademisë Policore të Shqipërisë (APSH). Marrëveshjen u nënshkrua nga drejtorët e dy akademive, Ismail Smakiqi, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Bilbil Mema, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Policore të Shqipërisë (APSH).
Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i bashkëpunimit reciprok në mes të dy Institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike në fushat e trajnimit, studimit, hulumtimit, zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.
Fushë veprimtaria e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve përfshinë;
zhvillimin dhe bashkërendimin e arsimit në tri nivele, arsimin profesional, arsimin e vazhdueshëm profesional dhe arsimin e lartë. Lidhjet e hulumtimit, shkëmbimin e informatave dhe rezultateve, vizitat e personelit hulumtues dhe ofertat për financim të hulumtimit nga Bashkimi Evropian dhe agjencitë tjera ndërkombëtare në fushat e policimit, sigurisë së brendshme dhe zbatimit të ligjit. Shkëmbimin dhe vizitat e personelit për këshilla dhe bashkërendim të standardeve, kurseve dhe zhvillim të kurrikulës dhe çështje të tjera arsimore dhe pedagogjike. Përkrahjen e mentorimit, këshillimit dhe trajnimit për personelin akademik, profesional dhe administrativ. Këmbimin e programeve të trajnimeve dhe programeve studimore në fushën e Sigurisë Publike.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Policia e Republikës së Kosovës i dorëzojnë Akademisë Policore te Republikës së Shqipërisë dy kurset e trajnimit; Trajnimi themelor për policë dhe Menaxhimi i vijës së parë. Dorëzim- pranimin e këtyre materialeve e nënshkruan përveç dy drejtorëve të akademive edhe nënkoloneli Agron Rukiqi drejtor i burimeve njerëzore në Policinë e Kosovës. Po ashtu Akademia e Kosovës për Siguri Publike i dorëzoi Akademisë Policore të Republikës së Shqipërisë Programin Studimor Bachelor në Sigurinë Publike si dhe 18 dokumente tjera të më të rëndësishme të AKSP.
Në vazhdim të kësaj ceremonie para personelit të Akademisë Policore të Shqipërisë si dhe oficerëve të lart të policisë së shtetit, drejtori Rukiqi prezantoi kurset e trajnimit; Trajnimi themelor për policë dhe Menaxhimi i vijës së parë. Ndërsa dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Nazmi Iballi prezantoi, Programin Studimor Bachelor në Sigurinë Publike.
Kurse drejtori Bilbil Mema shprehi kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes së
bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Kosovës dhe Akademisë Policore të Shqipërisë. Mema tha se kjo i mundëson dy akademive bashkëpunimin institucional me interes tepër të madh për të dyja vend. Zoti Mema me këtë rast falënderoi Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Policia e Republikës së Kosovës për ofrimin e dy kurset e trajnimit; Trajnimi themelor për policë dhe Menaxhimi i vijës së parë si dhe Programin Studimor Bachelor në Sigurinë Publike.
Drejtori Smakiqi, Nënkolonel Rukiqi dhe Dekani Iballi e falënderuan drejtorin Mema për pritjen në Akademi dhe vlerësuan tepër lart ofrimin e kurseve të trajnimit dhe programeve studimore të institucioneve të Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit të institucioneve të sigurisë publike të dyja shteteve.
DCAF dhuroi donacion Akademisë së Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 25 nëntor 2014 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratikë të Forcave të Armatosura (DCAF), dhuroi donacion të librave.
Drejtori Smakiqi vlerësoi lartë këtë donacion të librave nga DCAF dhe tha kjo ndikon në ngritjen e nivelit të arsimit dhe dijës së zyrtarëve të Agjencioneve të Sigurisë Publike.
Gjithashtu ai theksoi se biblioteka e Akademisë çdo ditë e më shumë po pasurohet me tituj të ri të librave, në një fazë të zhvillimeve pozitive, tani edhe me hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike, e që është mjaftë më rëndësi për çdo pjesëmarrës në këtë institucion arsimor.
Donacioni përmbante libra që kryesisht mbulojnë sferën e sigurisë.
Përfundoi trajnimi Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës
Pas një trajnimi dhjet javor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, përfundoi trajnimi Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, zëvendës ambasadorja Jennifer Bachus, ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Naim Rexha, drejtori i Qendrës për Siguri Publike i Universitetit Northwestern David Bradford, menaxheri i Programit ICITAP për Kosovë Camerun Fisher si dhe përfaqësues të Universitetit Northwestern.
Në këtë trajnim kanë marr pjesë 40 udhëheqës të lartë të policisë nga vendet e rajonit nga Kosova Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Nga të pranishmit ky trajnim u vlerësua lartë në ngritjen e nivelit profesional dhe përfitimit të njohurive të shkëlqyera nga fusha e sigurisë publike. Ky trajnim është organizuar nga ICITAP-i, ndërsa ligjërues në këtë trajnim ishin profesor nga Universiteti Northwestern.
Akademia edhe kësaj here ka qen nikoqire e mbajtjes së trajnimit Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës.
Filluan ligjëratat në Fakultetin e Sigurisë Publike
Vushtrri, 22 tetor 2014 Në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) filluan ligjëratat në programin bachellor për 69 studentët, pjesëtarë të institucioneve të sigurisë publike.
Sot para studentëve mbajti ligjërata kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, prof.dr. Enver Hasani.
Me këtë rast Hasani u shprehë se ndjehet i lumtur qw të kontribuoj në arsimimin e të punësuarve në institucionet e sigurisë, në përgjithësi rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Përveç personelit të rregullt akademik prej tetë mësimdhënësve, Akademia ka angazhuar edhe një numër të mësimdhënësve nga Universiteti i Prishtinës si dhe ekspert në fushën e sigurisë
Ky program i studimeve bachellor është mjaft me rëndësi sepse Akademia është i vetmi institucion kombëtarë trajnues dhe arsimor i gjashtë institucioneve të sigurisë publike. Programin studimor në nivelin bachellor të Fakultetit të Sigurisë Publike e bënë programin unikat në regjion dhe me gjerë.
Fakulteti i Sigurisë Publike filloi vitin e parë akademikë 2014/2015 më 15 tetor 2014, ku do ti ndjekin studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në programin studimor Bachellor në fushën e sigurisë.
U hapë Fakulteti i Sigurisë Publike
Vushtrri, 15 tetor 2014 Në Fakultetin e Sigurisë Publike sot fillojë viti i parë akademikë për vitin 2014/2015 ku do ti ndjekin studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në programin studimor Bachellor në fushën e sigurisë. Fakulteti i Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është i akredituar nga Agjencia e Akreditimit.
Në ceremoninë e hapjes së këtij fakulteti morën pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ud/i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, drejtori i Akademis, Ismail Smakiqi, drejtues të Agjencive të Sigurisë Publike, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve, fillimisht të Policisë së Kosovës, pastaj Doganës, Shërbimit Korrektues, Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimit Sprovues dhe Inspektoratit Policor.
Ministria e Punëve të Brendshme ka vlerësuar lartë punën e Akademisë e cila në përkrahje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe pas një angazhimi të jashtëzakonshëm po hapet Fakulteti i Sigurisë Publike, përkatësisht fillimi i funksionimit të programit studimor katërvjeçar Bachelor, në sigurinë publike, i dizajnuar në pajtueshmëri me sistemin e Bolonjës për arsimin e lartë, tha Zeka.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka përgëzuar Akademinë për një arritje kaq të rëndësishme, siç është hapja e Fakulteti të Sigurisë Publike.
Hapja e këtij Fakulteti është bërë me qëllim të avancimit të punës profesionale në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Hapja e këtij fakulteti është një etapë e re me qëllim të avancimit profesional, i cili do të ndikojë në mënyrë pozitive në punën e pjesëtarëve të sigurisë publike, u shpreh Maxhuni.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi e quajti moment historik hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Akademia që nga sot fillon në praktik funksionalizimin e nenit 2, pika 1 të Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, i cili Akademinë e bënë institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimit dhe arsimit të lartë, si dhe zhvillimin e kapacitete në fushën e sigurisë publike, tha Smakiqi.
Drejtori i AKSP-së Ismail Smakiqi, theksoi se Akademia është i vetmi institucion kombëtar i trajnimit dhe arsimimit, ku më shumë se 12 mijë të punësuar në agjenci të sigurisë publike kanë përfunduar trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Ai tha se gjatë 15 vjetëve në Akademi janë shënuar mjaftë të arritura ku tash më hapjen e fakulteti po shënohet një e arritur e madhe. Gjatë fjalimit drejtori Smakiqi ka përmendur disa faktet të rëndësishme për Akademinë;
Për çdo vit së paku 5000 vijues kryejnë trajnime të specializuara dhe të avancuara, së paku 20% e këtyre trajnimeve vazhdojnë të përkrahen nga instruktor ndërkombëtar, akademia çdo vit është duke dëshmuar se dëshiron të jetë Qendër e eksilencës për trajnimin e oficerëve të lartë të zbatimit të ligjit, është përfshirë në të gjitha asociacionet e akademive dhe kolegjeve të zbatimit të ligjit në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkëpunon ngushtë me komunitetin, në përputhje me vizionin e saj, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe ngritjes të sigurisë të qytetarit, tha Smakiqi duke falënderuar të gjitha Institucionet vendore dhe ndërkombëtare për kontributin e tyre dhe përkrahjen e Akademisë.
Para studentëve të vitit të parë akademik 2014/2015 një fjalë rasti ka mbajtur edhe dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Nazmi Iballi. Ai tha se programi studimor i akredituar përmban në vete traditën e vlerave civilizuese evropiane në fushën e sigurisë.
U hapë Fakulteti i Sigurisë Publike
Vushtrri, 15 tetor 2014 Në Fakultetin e Sigurisë Publike sot fillojë viti i parë akademikë për vitin 2014/2015 ku do ti ndjekin studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në programin studimor Bachellor në fushën e sigurisë. Fakulteti i Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është i akredituar nga Agjencia e Akreditimit.
Në ceremoninë e hapjes së këtij fakulteti morën pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ud/i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, drejtues të Agjencive të Sigurisë Publike, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve, fillimisht të Policisë së Kosovës, pastaj Doganës, Shërbimit Korrektues, Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimit Sprovues dhe Inspektoratit Policor.
Ministria e Punëve të Brendshme ka vlerësuar lartë punën e Akademisë e cila në përkrahje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe pas një angazhimi të jashtëzakonshëm po hapet Fakulteti i Sigurisë Publike, përkatësisht fillimi i funksionimit të programit studimor katërvjeçar Bachelor, në sigurinë publike, i dizajnuar në pajtueshmëri me sistemin e Bolonjës për arsimin e lartë, tha Zeka.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka përgëzuar Akademinë për një arritje kaq të rëndësishme, siç është hapja e Fakulteti të Sigurisë Publike.
Hapja e këtij Fakulteti është bërë me qëllim të avancimit të punës profesionale në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Hapja e këtij fakulteti është një etapë e re me qëllim të avancimit profesional, i cili do të ndikojë në mënyrë pozitive në punën e pjesëtarëve të sigurisë publike, u shpreh Maxhuni.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi e quajti moment historik hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Akademia që nga sot fillon në praktik funksionalizimin e nenit 2, pika 1 të Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, i cili Akademinë e bënë institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimit dhe arsimit të lartë, si dhe zhvillimin e kapacitete në fushën e sigurisë publike, tha Smakiqi.
Drejtori i AKSP-së Ismail Smakiqi, theksoi se Akademia është i vetmi institucion kombëtar i trajnimit dhe arsimimit, ku më shumë se 12 mijë të punësuar në agjenci të sigurisë publike kanë përfunduar trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Ai tha se gjatë 15 vjetëve në Akademi janë shënuar mjaftë të arritura ku tash më hapjen e fakulteti po shënohet një e arritur e madhe. Gjatë fjalimit drejtori Smakiqi ka përmendur disa faktet të rëndësishme për Akademinë;
Për çdo vit së paku 5000 vijues kryejnë trajnime të specializuara dhe të avancuara, së paku 20% e këtyre trajnimeve vazhdojnë të përkrahen nga instruktor ndërkombëtar, akademia çdo vit është duke dëshmuar se dëshiron të jetë Qendër e eksilencës për trajnimin e oficerëve të lartë të zbatimit të ligjit, është përfshirë në të gjitha asociacionet e akademive dhe kolegjeve të zbatimit të ligjit në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkëpunon ngushtë me komunitetin, në përputhje me vizionin e saj, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe ngritjes të sigurisë të qytetarit, tha Smakiqi duke falënderuar të gjithë Institucionet vendore dhe ndërkombëtare për kontributin e tyre dhe përkrahjen e Akademisë.
Para studentëve të vitit të parë akademik 2014/2015 një fjalë rasti ka mbajtur edhe dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Nazmi Iballi. Ai tha se programi studimor i akredituar përmban në vete traditën e vlerave civilizuese evropiane në fushën e sigurisë.
Nesër hapet Fakulteti i Sigurisë Publike
Vushtrri, 14 tetor 2014 Nesër në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbahet Ceremonia e fillimit të vitit të parë akademikë 2014/2015, për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Akademia tani më ka pranuar 69 studentë në vitin e parë të programit studimor Bachelor në fushën e sigurisë publike për të gjitha agjencitë (oficerëve të zbatimit të ligjit).
Ky program studimor, është akredituar nga Agjencia e Akreditimit, është rezultat i projektit dy vjeçar të binjakëzimit Përmirësimi i arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike, i financuar nga Komisioni Evropian.
Në ceremoninë e hapjes pritet të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Kryeprokurori i Shtetit Zoti Sylë Hoxha, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Zoti Shpend Maxhuni, drejtues të Agjencive të Sigurisë Publike si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Ceremonia e hapjes bëhet me 15.10.2014 në ora 10:00. Ftohen mediat të marrin pjesë.
Njoftim për studentet e pranuar në Fakultetin e Sigurisë Publike
Vushtrri, 01 tetor 20014 - Në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike që nga data 15 tetor të këtij viti do të fillojë studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në vend.
Të gjithë studentët të cilët janë pranuar në Fakultetin e Sigurisë janë të obliguar që të regjistrohen. Regjistrimi fillon nga data 02.10.2014 deri më datën 08.10.2014 çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 15:00
Studentë të cilët nuk paraqiten për regjistrim brenda afateve të lartëcekura, konsiderohet se kanë hequr dorë nga studimet.
Studentët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin, fletëregjistrimi i cili mund të merret në zyrën për Shërbime Studentore, si dhe mund ta shkarkoni në web-faqe të Akademisë. Dy fotografi (formati 4x6), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
Listën e kandidatëve dhe fletëregjistrimin e gjeni të bashkangjitur më poshtë
Kliko këtu: http://www.aksp-ks.net/repository/docs/20141001142806_Lista_e_studemteve_te_pranuar.pdf
Fleteregjistrimi: http://www.aksp-ks.net/repository/docs/20141001153755_Fleteregjistrimi.pdf
Shtyhet fillimi i studimeve në Fakultetin e Sigurisë në Akademi
Vushtrri, 30 shtator - Viti i ri akademik 2014/2015 i paraparë të fillojë më datën 01.10.2014 shtyhet për datën 15.10.2014. Kështu është marrë vendim sot në takimin e Këshillit të Fakultetit të Sigurisë Publike të mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Afati i fillimit të ligjëratave është shtyrë për shkak të disa çështjeve teknike.
Ndryshe në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike pritet të fillojnë studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike.
Zëvendës komandanti në largim i KFOR-it, Gjeneral Brigade Wessely vizitoi Akademinë
Vushtrri, 26 shtator 2014 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot e vizitoi një delegacion nga KFOR-i, i përbërë nga zëvendës komandanti në largim i KFOR-it, Gjeneral Brigade Anton Wessely, zëvendës komandanti në ardhje i KFOR-it, Gjeneral Brigade Anton Waldner dhe tre oficerë austriakë.
Delegacioni nga KFOR-i u prit nga drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i Akademisë.
Smakiqi gjatë këtij takimi e informomi delegacionin me proceset e rëndësishme e në theks të veçantë lidhur me hapjen e Fakultetit të Sigurisë në Akademi nga tetori i këtij viti.
Drejtori Smakiqi falënderoi të gjithë partnerët ndërkombëtarë për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë, partneritet që ka ngritur primatin e Akademisë edhe në rrafshin ndërkombëtarë.
KFOR-i është i gatshëm të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për Akademinë edhe në të ardhmen në ngritjen sa më profesionale në realizimin e misionit të sajë, theksoi zëvendës komandanti në largim Gjeneral Brigade Wessely.
Gjithashtu ai theksoi se KFOR-i do të vazhdojë misionin e vet për të kontribuuar për një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes në mënyrë të vendosur, të matur dhe të paanshme në tërë Kosovën.
Në funde të takimi Smakiqi falënderoi për punën e bërë zëvendës komandantit në largim të KFOR-it, Gjeneral Brigade Wessely, ndërsa zëvendës komandantit në ardhje të KFOR-it, Gjeneral Brigade Waldner i uroi suksese në misionin e ri.
Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike
Vushtrri, 23 shtator 2014 - Në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për afatin e dytë të konkursit të shpallur më datën 09.09.2014, për pranimin e studentëve në vitin akademik 2014/2015, pas mbajtjes së provimit pranues më datën 22.09.2014, shpallë rezultatet e arritura:
Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.
Klikoni këtu
Smakiqi priti në takim një delegacion nga Shqipëria
Vushtrri, 18 shtator 2014 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi sot priti në takim drejtorin e Akademisë Policore Bilbil Memaj i cili ishte i shoqëruar edhe nga zyrtarë të ICITAP-it Zyra në Tiranë Martha Bacile Findlay.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi më për së afërmi me zhvillimet e fundit në Akademi si dhe bashkëpunimi i ndërsjellët në mes të dy Akademive.
Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi delegacionin me proceset e rëndësishme e në thekës të veçantë lidhur me hapjen e Fakultetit të Sigurisë në Akademi nga tetori i këtij viti.
Gjithashtu Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes dy qendrave në trajnimin e pjesëtareve të sigurisë publike.
Smakiqi falënderoi edhe partnerët ndërkombëtar për ndihmën e vazhdueshme që po vazhdojnë të japin në ndërtimin sa më profesional të institucioneve në vend, si dhe për bashkëpunimet me asociacionet policore evropiane dhe ndërkombëtare si AEPC dhe INTERPA.
Ndërsa drejtori i Akademisë Policore të Shqipërisë Bilbil Memaj shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me Akademinë si dhe vlerësoi lartë punën e bërë në këtë institucion.
Në fund të takimit ata vizituan edhe njërën nga klasat ku zhvillohej trajnimi Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës, i përkrahur nga ICITAP, ku po marrin pjesë gjithsej 42 udhëheqës të lartë të policisë nga të gjitha vendet e rajonit