Lajmet
Lajmet
U mbajt takimi i nëntë i Bordit të AKSP-së
Vushtrri, 18 dhjetor 2014 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajti sot takimin e nëntë të radhës dhe të fundit për vitin 2014, në të cilin morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili njëherit është edhe kryesues i bordit, u.d i Kryeprokurorit të Shtetit Syl Hoxha, anëtarët tjerë të bordit, të cilët janë edhe përfaqësues të agjencioneve të sigurisë publike si dhe bashkëpunëtor ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.
Gjatë këtij takimi u shqyrtuan pikat të cilat ishin në rënd dite; raporti rreth aprovimit të standardeve të profesionit për zyrtarët e institucioneve për siguri publike. Më këtë rast drejtori Smakiqi ka raportuar para bordit se standardi i cili është miratuar në mars të këtij vit nga Bordi i Akademisë, është aprovuar edhe nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve.
Gjatë mbledhjes së bordit u shqyrtua edhe projekt -plani i trajnimeve për vitin 2015. Po ashtu bordi i Akademisë u njoftua nga drejtori Smakiqi edhe rreth aktiviteteve të AKSP-së në fushën e bashkëpunimit më ndërkombëtaret.
Duke analizuar kushtet që ka Akademia si dhe ofrimin e trajnimeve Bordi i AKSP propozoi mbajtjen e kurseve për dy gjuhëve zyrtare, serbisht dhe shqip për të gjithë pjesëtarët e sigurisë publike. Ndryshe në takim u diskutuan edhe pika tjera të cilat lidhen më zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Drejtori Smakiqi priti në takim Komisionin zviceran të Shefave të Policisë
Vushtrri, 04 mars 2015- Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga Komisioni zviceran i Shefave të Policisë i udhëhequr nga presidenti i komisionit Jacques Antenen. Për nder të vizitës së delegacionit në fjalë, Akademia organizoi paradën e mëngjesit me kadetët e gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës.
Më këtë rast drejtori i Akademisë së Kosovës për Sigurisë Publike, Ismail Smakiqi e vlerësoi këtë vizitë si shumë të rëndësishme për Akademinë dhe kadetët e saj. Ai tha se këto vizita janë motiv për kadetët që ata të jenë edhe më të suksesshëm në përfundimin e trajnimit bazikë.
Para të pranishmëve Smakiqi foli edhe për numrin e pjesëtarëve të sigurisë publike që kanë përfunduar trajnimin në Akademi.
Deri më tani janë trajnuar mbi 12 mijë zbatues të ligjit nga gjashtë Agjencionet e Sigurisë Publike, u shpreh Smakiqi duke thënë se më përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, në Akademi ka mjaftë të arritura.
Bashkëpunimi i pandërprerë i Akademisë më institucionet dhe agjencitë ndërkombëtare të trajnimeve, ka bërë që Akademia të jetë e njohur ndërkombëtarisht, institucion më i besueshëm dhe shumë profesional për ofrimin e trajnimeve për Agjencionet e Sigurisë Publike, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Akademisë dhe Kosovës në Përgjithësi.
Ndërkaq presidenti i Komisionit zviceran të Shefave të Policisë, Jacques Antenen, shprehi kënaqësinë e tij për vizitën në Akademi. Ai tha se ndihet i impresionuar më të arriturat, disiplinën dhe rregullat në Akademi. Ai para kadetëve të gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës tha se policia është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë dhe shtetit.
Në Kosovë nuk kemi qen një kohë të gjatë, por ata të cilët merren me sigurinë na kanë thënë që shkalla e besueshmërisë së qytetarëve në Policinë e Kosovës është shumë e lartë. Kjo me të vërtetë është një shenjë e mirë për të ardhmen e këtij shteti. Ne shohim sot këtu se populli i Kosovës ka shumë të drejtë që të ju beson juve, u shpreh Antenen duke iu dëshiruar kadetëve suksese në shkollimin dhe punën e tyre.
Edhe nënkoloneli i Policisë së Kosovës në Akademi, Driton Zabërxha ka falënderuar delegacionin për vizitën e tyre në Akademi. Zabërxha para të pranishmeve ka folur për suksesin dhe të arriturat e gjeneratës së 52 të kadetëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë duke e përfunduar trajnimin bazik në Akademi.
Ndryshe delegacioni zviceran gjatë pyetjeve të tyre shprehen interesimin se si është procedura në Kosovë rreth regrutimit për të qenë pjesë e Policisë dhe procedurat rreth avancimit të tyre. Delegacioni zviceran vlerësoi lartë se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është shumë e avancuar. Shefat e policisë zvicerane premtuan angazhim të plotë në përkrahjen e Akademisë.
Filloi trajnimi Identifikimi i Viktimave të Fatkeqësive
Vushtrri, 03 mars 2015- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi trajnimi, Identifikimii Viktimave të Fatkeqësive, përkrahur nga Projekti IPA Fuqizimi dheModernizimi i Shërbimeve të Mjekësisë Ligjore në Kosovë. Pjesëmarrës të këtijtrajnimi janë gjithsej 42 zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit për Hetimin e AksidenteveAjrore, Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Policia e Kosovës, Kryqi i Kuq i Kosovës,OSBE dhe pjesëmarrës nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, (AKSP).
Në hapje të trajnimit morën pjesë Drejtorii Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtor i Departamentit të MjekësisëLigjore Arsim Gërxhaliu, Dr. Sinikka Salo nga zyra e projektit si dhe ProfesorHelena Ranta, Universiteti i Helsinkit.
Dr. Sinikka Salo nga zyra eprojektit të IPA tha se Kosova ka kaluar në faza të vështira për ngritjen ekapaciteteve në fushën e Mjekësisë Ligjore. Bashkimi Evropian i përkrahAgjencit e Zbatimit të Ligjit dhe kjo përkrahje do të vazhdoi edhe në tëardhmen tha Salo .
Drejtor i Departamentit tëMjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu në fjalën e tij tregoi vështirësitë nëpër tëcilat ka kaluar Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës, sidomos në fazat epas luftës dhe ballafaqimin e ekspertëve të këtij departamenti në punët eterrenit.
Drejtori i Përgjithshëm iAkademisë Ismail Smakiqi falënderoi pjesëmarrësit e këtij trajnimi si dheligjëruesit nga, Universiteti i Helsinkit . Gjithashtu ai theksoi se trajnimete tilla i ndihmojnë vendin në ngritjen dhe zhvillimin kapaciteteve, e që ështëmjaft me rendësi për institucionet esigurisë.
Qëllimi i këtij trajnimi ështëvendosja e bazave për themelimin e ekipit me përfaqësuesit e institucionevekompetente për identifikimin e viktimavenë raste të fatkeqësive të ndryshme që mund të ndodhin në vend.
Ligjërues të këtij trajnimi do tëjenë profesor nga Universiteti i Helsinkit. Ligjëratën e parë e mbajtiekspertja e mirë njohur Profesor Helena Ranta nga Universiteti i Helsinkit.
Kadetët e Policisë së Kosovës dhuruan 54 doza gjak
Vushtrri, 06 shkurt 2015 Kadetët e Policisë së Kosovës, të cilën janë duke përfunduar trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), dhe instruktorët në mënyrë vullnetare dhuruan gjak. Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës dhe ekipin mjekësor të AKSP-së.
Gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademi janë dhuruar 54 doza gjak, për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.Personeli mjekësor thanë se thirrjes për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetare i janë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike të cilët janë duke ndjekur trajnime në Akademi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi gjatë vizitës së tij tek personeli ku studentët dhuronin gjak u shpreh i kënaqur që Akademia është bërë një shembull i mirë për dhurimin e gjakut.
Dhurimi i gjakut është një sakrificë dhe ndihmë e madhe për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për gjak, tha Smakiqi.
Përfundoi trajnimi Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarreve
Vushtrri, 04 shkurt 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot përfundoi trajnimi Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarreve. Ky trajnim u organizua nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave në të cilin morën pjesë dhjetë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe një nga Kosova.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte aftësimi i zjarrfikësve në rast të nevojave emergjente, përdorimi i mjeteve themelore gjatë shuarjeve të zjarreve në mënyrë të sigurt dhe efikase duke përdorur njohuritë, teknikat e mundshme gjatë përdorimit të hidrantëve, mënyra e evakuimit etj.
Pjesëmarrësit vlerësuan lartë mbajtjen e këtij trajnimi si dhe theksuan se ne gjithmonë do të jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për qytetarët në raste emergjente. Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit edhe u certifikuan.
Edhe kësaj here Akademia e Kosovës për Siguri Publike ofroi mbështetje për trajnimin e pjesëmarrësve nga vendet e rajonit, këtë rast të Republikës së Shqipërisë.
Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion nga Këshilli i Evropës
Vushtrri, 21 janar 2015 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot e vizitoi një delegacion nga Këshilli i Evropës (KE), i udhëhequr nga Andrew Forde, u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe menagjmenti i lartë i Akademisë. Gjatë këtij takimi Smakiqi e informoi delegacionin me prioritetet, të arriturat, trajnimet dhe proceset e fundit të Akademisë, e në theks të veçantë hapja e Fakultetit ti Sigurisë Publike.
Gjatë takimit mes drejtorit Smakiqi dhe u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde u diskutua për bashkëpunimin mes Akademisë dhe organizatave ndërkombëtare këtë rast Këshillit të Evropës, si dhe u diskutua dhe u shpalos projekti i ri qe ka te bëjë me rregullat e burgjeve sipas standardeve evropiane.
U.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde, shprehu gatishmërinë e tij për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Akademisë. Në takim u diskutua edhe për projekte të reja, sidomos në fushën e sigurisë .
Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë që ta ndihmoj Akademinë edhe me ekspert të fushave të sigurisë në interes të ngritjes dhe kapaciteteve trajnuese për pjesëtaret e sigurisë.
Në fund të takimi drejtori Smakiqi e falënderoi u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde për gatishmërinë e treguar në bashkëpunimin e mëtutjeshëm.
Në Akademi gjatë vitit 2014 është hapur Fakulteti i Sigurisë Publike dhe janë trajnuar 5627 pjesëtarë të sigurisë publike
Vushtrri, 16 janar 2015 - Gjatë vitit 2014 Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ka shënuar mjaftë të arritura, dhe me sukses ka përmbush objektivat strategjike të parapara për vitin 2014. Si rezultat i përmbylljes më sukses të projektit të binjakëzimit, për herë të parë në Kosovë është hapur Fakulteti i Sigurisë Publike. Gjatë vitit që e lamë pas në Akademi janë zhvilluar 326 tranime dhe janë trajnuar 5627 pjesëtarë të sigurisë publike.
Si të arritura me rezultate konkrete për periudhën raportuese janë:
Përmbyllja me sukses e Projektit të Binjakëzimit - Projekti dy vjeçar i binjakëzimit i financuar nga Komisioni Evropian Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Rendit dhe Sigurisë Publike, duke përmbushur të gjitha rezultatet detyrimore në përgatitjen e AKSP-së në ofrimin e arsimit të lartë.
Akreditimi Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) bazuar në vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë me datë 01.07.2014 ka marr vendim për akreditimin e programit studimor Bachelor për Siguri Publike (240 ECTS)
Fakulteti i Sigurisë Publike - në kuadër të AKSP-së është hapur edhe Fakulteti i Sigurisë Publike i cili ofron arsim të lartë për zyrtarët e Agjencioneve të Sigurisë Publike ku nga data 15 Tetor 2014 ka filluar viti i parë akademik 2014/15 me gjithsej 69 student.
Aprovimi i Standardeve të Profesionit në Sektorin e Sigurisë Publike Gjatë vitit 2014 për herë të parë Këshillit Drejtues i Autoritetit Kombëtar i Kualifikimit ka aprovuar standardet e profesionit për sektorin e sigurisë publike për agjencionet që veprojnë në kuadër të AKSP-së si: Zyrtar i ri Policor, Zyrtar Korrektues, Zyrtar Doganor, Zjarrfikës dhe Zyrtar Sprovues.
Trajnimet AKSP në kuadër të përgjegjësive për ofrimin e trajnimeve për institucionet e sigurisë publike ka organizuar gjithsej 326 trajnime me 5627 vijues të trajnimeve.
Në kuadër te organizimit të këtyre trajnimeve ka pasur bashkëpunime të shumta edhe me partnerët ndërkombëtarë si: ICITAP, OSBE, BE, EULEX, ambasadën Amerikane, Franceze dhe Policin e Turqisë duke angazhuar ekspertë dhe ligjërues nga lëmit të ndryshme me interes të përfitimit të njohurive.
Në AKSP me përkrahjën e ICITAP-it është organizuar edhe trajnimi me karakter regjional me pjesëmarrës nga vendet e rajonit si: Shqipëria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia i titulluar Shkolla e Komandës dhe Stafit Policor dhe ka zgjatur 10-javë me ligjërues profesorë nga Universiteti NorthëWestern të SHBA-ve.
Bashkëpunimi Ndërkombëtar ne fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar AKSP-ja ka avancuar ne bashkëpunime duke zhvilluar aktivitetet dhe takime të rëndësishme nga fusha e sigurisë publike; Nënshkrimi i memorandum të mirëkuptimit me Akademinë Policore të Shqipërisë (APSH), Fillimi i negociatave për nënshkrimin e një Marrëveshje Pune me Institucionin e CEPOL-it; si dhe duke qene pjesëmarrëse ne disa ngjarje dhe konferenca si: Konferencën e tretë të INTERPA-s e mbajtur në Kuala Lumpur, Malajzia
Punëtoria mbi Standardet për të drejtat e njeriut për trajnimin e zyrtarëve të zbatimin të ligjit e organizuar nga TAIEX-it e mbajtur në Bruksel të Belgjikës
,, Java ndërkombëtare e organizuar nga Akademia e Shkencave të Sigurisë në Estoni
Vizit Universitetit të Policisë Gjermane në Muenster të Gjermanisë.
Akademia poashtu është vizititar nga 20 delegacione të niveleve të ndryshme nga vendet e huaja.
Ndërtimi i Konviktit me qellim te krijimit te një infrastrukture moderne për realizimin e mandatit te saj, gjate viti 2014 AKSP-ja ka realizuar edhe projektin kapital për ndërtimin e konviktit të nivelit të lartë me një sipërfaqe prej 3800 m2 duke përfshirë edhe salla leximi, kabinete dhe shume elemente tjera përcjellëse.
Një delegacion nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit vizitoi Akademinë
Vushtrri, 16 janar Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim një delegacion nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Zyra për Evropë dhe Azi të udhëhequr nga Kate Mc Farland. Po ashtu delegacioni ishte i shoqëruar edhe nga zyrtaret e ICITAP-it në Kosovë.
Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni në Akademi ishte që të njihen më për se afërmi me zhvillimet, aktivitetet, trajnimet dhe procesin nëpër të cilin po kalon Akademia.
Drejtori Smakiqi fillimisht e falënderoi delegacionin për vizitën duke e njoftuar atë për procesin nëpër të cilin ka kaluar Akademia deri në hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike, si dhe për funksionalizimin e tij. Po ashtu delegacioni u njoftua edhe për trajnimet që mbahen në Akademi ku marrin pjesë të gjitha agjencionet e sigurisë publike. Më këtë rast drejtori Smakiqi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim. Ai falënderoi ambasadën amerikane konkretisht ICITAP-in për ndihmën dhe përkrahjen që po i japin Akademisë.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri ka marr karakter regjional dhe me gjerë me ofrimin e trajnimeve jo vetëm për pjesëtaret e sigurisë publike në vend por edhe për vendet e Ballkanit, tha menaxheri i Programit ICITAP për Kosovë Camerun Fisher.
Po ashtu delegacioni nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Zyra për Evropë dhe Azi e inkurajuan drejtorin Smakiqi për të arriturat. Po ashtu ata shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe përkrahje edhe në të ardhmen.
Prof.dr. Enver Hasani, në Akademi (AKSP) është i angazhuar pa kompensim, në mënyrë vullnetare
Vushtrri, 22 dhjetor 2014 - Lidhur me lajmin e publikuar në disa portale në Kosovë, ku ndër të tjera thuhet se, Prof. dr. Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, punon si mësimdhënës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), dëshirojmë tju informojmë se: AKSP ka qenë e nderuar kur më 7 shkurt të vitit 2014, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, ka nënshkruar kontratën për punë vullnetare të ofruar nga AKSP, për mësimdhënie të lëndës: E Drejta Kushtetuese.
Neni 6, pika 2 e kontratës, thotë se mësimdhënësi, Prof. dr. Enver Hasani, angazhohet në mënyrë vullnetare, andaj punëdhënësi nuk ka obligim financiar ndaj mësimdhënësit sipas kushteve të kësaj kontrate.
AKSP në vazhdimësi kultivon ndjenjën e falënderimit të thellë për kontributin e çmueshëm që kryetari Hasani po e jep në këtë institucion të arsimit të lartë në Kosovë, marrë parasysh faktin se ky është viti i parë i funksionimit të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi.
Dëshira e profesorit Hasani, që të mbajë ligjërata në mënyrë vullnetare dhe pa pagesë për studentët e Akademisë, të cilët vijnë nga agjencitë e zbatimit të ligjit, është inkurajim për Akademinë, studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike.
Kadetët e Policisë së Kosovës u rreshtuan para Bordit të Akademisë
Vushtrri, 18 dhjetor 2014 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot kadetët e gjeneratës së 52-të të Policisë së Kosovës u rreshtuan para Bordit të Akademisë njëherit edhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni i cili gjithashtu është edhe udhëheqës i këtij bordi.
Me këtë rast Maxhuni mbajti një fjalim i cili ju drejtua kadetëve duke çmuar vendosmërinë e tyre për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës.
Profesioni i policit ngërthen ne vete një kompleksitet që ndërlidhët më shumë elemente, dhe këto elemente mund ti mësoni gjatë trajnimit bazike. Profesioni i policit në asnjë rrethanë nuk duhet kuptuar si privilegj, por si përgjegjësi dhe obligim për ruajtjen e rëndit dhe sigurisë në vend dhe për këtë gjatë trajnimit bazik ju duhet ti jepni prioritet ngritjes së juaj profesionale, tha Maxhuni.
Gjithashtu ai inkurajoi kadetët që maksimalisht të angazhohen në nxënien e njohurive që do të ju shërbejnë në punën e tyre.
Ndihuni krenar për vendimin që keni marrë për ti shërbyer qytetarëve të Republikës së Kosovës, tha Maxhuni.
Drejtori Smakiqi viziton zyrtarisht Universitetin Policor Gjerman në Munster
Vushtrri, 09 dhjetor 2014 - Me ftesë të Universitetit Policor Gjerman në Munster, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Nazmi Iballi, ka udhëtuar zyrtarisht për në Gjermani. Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Universitetit Policor në Munster të Gjermanisë. Kjo vizitë e cila është projekt i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka për qellim përkrahjen e Akademisë në themelimin e programeve të avancuara të arsimit.
Në kuadër të këtij programi temat që do të diskutohen gjatë kësaj vizite janë; Trajnimi në përbërjen dhe veprimtarinë e Universitetit Policor Gjerman, parimet ligjore dhe organizimi, kursi modular i masterit, struktura dhe përzgjedhja e mësimdhënësve. Po ashtu çështjet që do të diskutohen janë edhe; Akreditimi dhe ndërlidhëshmëria me procesin e Bolonjes (Sistemi evropian i transferit të kredive), menaxhimi i cilësisë, trajnimi në arsimin e lartë etj.
Filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 52 të kadetëve për Policë të Kosovës
Vushtrri, 01 dhjetor 2014 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës. Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit. Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi i përshëndeti kadetë dhe iu dëshiroj suksese gjatë trajnimit të tyre për Policë të Kosovës. Smakiqi i inkurajoi kadetët që të japin maksimumin nga vetja e tyre dhe të gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses.
Po ashtu edhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në Akademi, nënkolonel Driton Zabërxha i përshëndeti dhe iu uroi suksese kadetëve.
Trajnimi do të zgjasë 26 javë dhe do të marrin pjesë 147 kadet, prej tyre janë 16 femra, 26 serb, 6 boshnjak, 2 rom dhe 3 egjiptian.