Lajmet

Lajmet

Kadetët e rinj u rreshtuan para Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë

Vushtrri, 25 shtator – Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u rreshtuan në paradën e mëngjesit 290 kadetë të gjeneratës të 53-të të Policisë së Kosovës. Kadetëve  iu drejtuan  nënkolonel Driton Zabergja, drejtor i Trajnimeve Mandatare në Policinë e Kosovës dhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi.

Nënkolonel Zabërgja i njoftoi kadetët për trajnimin bazik të cilin do ta ndjekin në Akademi për gjashtë muaj si dhe për modulet e këtij trajnimi i cili çdo herë rifreskohet bazuar në nevojat e kompetencave të cilat duhet të i posedoi zyrtari policor.
Nënkolonel Zabërgja kërkoi nga kadetët që ta respektojnë në përpikëri orarin e trajnimeve, rregullat shtëpiake dhe të jenë të përkushtuar në përfundimin me sukses të trajnimit bazik, i cili atyre iu mundëson që nesër të jenë pjesë e Policisë së Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi,  duke iu dëshiruar mirëseardhje kadetëve në Akademi, i inkurajoi për vendimin e tyre që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, profesionit më të respektuar prej qytetarëve, i cili iu bënë nder ju, familjeve tuaja dhe bashkëqytetarëve të vendbanimeve prej nga vini.

Smakiqi duke ju dëshiruar përfundim të suksesshëm të trajnimit bazik tha se Akademia ofron edhe trajnime të specializuara, avancuara të lidershipit si dhe ofrimin e studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike.

Kjo është java e parë e trajnimit bazik të Policisë së Kosovës dhe  kadetët  pritet të diplomojnë në funde të muajit mars të vitit 2016 dhe të i bashkohen radhëve të Policisë së Kosovës.
 

Një delegacion nga Shoqata Ndërkombëtare e Grave Police vizitoi Akademinë

Vushtrri, 23 shtator 2015 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga Shoqata Ndërkombëtare e Grave Police, nga APON/Rrjeti i Grave Police të Evropës Jug-Lindore, Rrjeti Evropian i Grave Police dhe nga shoqata e Grave të Policisë së Kosovës. Delegacioni në fjalë u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, nga përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Driton Zabërgja dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë. 

Gjatë takimit drejtori Smakiqi i uroi mirëseardhje delegacionit e më pas i informoi lidhur me proceset e fundit si dhe progresin e arritur në Akademi, zhvillimin e trajnimeve nga agjencionet e sigurisë, hapjen e Fakultetit të Sigurisë si dhe për bashkëpunimet ndërkombëtare.

“Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri ka marr karakter regjional dhe me gjerë me ofrimin e trajnimeve jo vetëm për pjesëtaret e sigurisë publike në vend, por edhe për vendet e Ballkanit”, tha Smakiqi.  

Ndërsa përfaqësueset e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave Police u shprehen të lumtura për vizitën e tyre dhe progresin e arritur në Akademi.

Ndryshe  misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar një Konference me teme  \"Integrimi i perspektivës gjinore në sektorin e sigurisë\",  që është mbajtur dy ditë radhazi me 22 dhe 23 shtator në Prishtinë. 



 

Sot filloi trajnimin gjenerata e 53-të e Policisë së Kosovës

Vushtrri, 21 shtator – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), filloi sot trajnimi bazik i gjeneratës së 53- të të Policisë së Kosovës.
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në Akademi, nënkolonel Driton Zabergja i përshëndeti dhe iu uroi suksese kadetëve.  Ai i inkurajoi kadetët që të japin maksimumin nga vetja e tyre që trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses.
Ndryshe kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Kjo gjeneratë numëron gjithsej 290 kadetë të rinj të Policisë së Kosovës. Trajnimi do të zgjasë 26 javë.

 

U publikua lista përfundimtare e studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike

Vushtrri, 21 shtator 2015 - Në  Akademinë  e  Kosovës  për  Siguri  Publike (AKSP) u  publikuan  rezultatet  përfundimtare   për  pranimin e studentëve në Fakultetin  e  Sigurisë Publike  për  vitin e  parë  akademik 2015 / 2016.

Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.

Kliko këtu: VITI I PARE I STUDIMEVE PER VITIN  AKADEMIK 2015/2016  NË FAKULTETIN E SIGURISË PUBLIKE  - AKSP
 

Drejtori Smakiqi vizitë zyrtare në Shqipëri

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore Kastriot Jashari si dhe Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë  Avni Istrefi kanë qëndruar në një vizitë pune një ditore në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit, në Tiranë (ASPShSh).

Delegacioni i AKSP-së është pritur nga  Bilbil Mema , Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë së Policisë të Shtetit në Tiranë.

Gjatë këtij  takimi u diskutua për harmonizimin e ideve dhe aktiviteteve të përbashkëta, arritjes sa më të shpejt dhe të drejtpërdrejt të qëllimeve mbi çështjet për të cilat janë në interes të përbashkët dhe kërkojnë implementim sa më të shpejt me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të dy Akademive.

Gjithashtu temë diskutimi  ishte edhe  konkretizimi dhe zhvillimi i trajnimeve profesionale në fushën e policisë për një numër të caktuar të zyrtarëve policor të Shqipërisë duke përfshirë fillimisht organizimin dhe zhvillimin e trajnimit për motoçiklist që mendohet të planifikohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Kjo vizitë është  vazhdimësi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet të dy Akademive për proceset e filluara të punës që nga nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në vitin e kaluar.

Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës

Vushtrri, 14 shator 2015 - Bordi  i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  mbajti sot takimin e dymbëdhjetë ku u diskutuan çështje të cilat kanë të bëjnë me proceset e fundit të Akademisë.

Pikë diskutimi në rëndin e ditës  ka qenë raporti mbi zhvillimin e konkursit të pranimit të studentëve në programin bachelor dhe propozim ndryshimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike për vitin akademik 2015/16.

Pikë tjetër e diskutimit ka qen edhe projekti i binjakëzimit me titull, “Përkrahja e mëtejme e arsimit të sigurisë publike në Kosovë”, dhe caktimi i personave përgjegjës nga agjencionet e Sigurisë publike rreth implementimit të këtij projekti. 

Gjithashtu në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, prezantoi raportin gjashtë mujor të Akademisë.

Në takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues Emrush Thaqi, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, Drejtori i Shërbimit Sprovues Bajram Bujupi,, përfaqësues nga Dogana e Kosovës  dhe Agjencionit të Menaxhimit Emergjent, si dhe përfaqësues nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.

 

Akademia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Trajnimeve të Shërbimeve të Burgut dhe Sprovues dhe Universitetin Laurea të Shkencave të Aplikuara të Finlandës

Në kuadër të vizitës zyrtare në Finlandë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi nënshkroi marrëveshje për bashkëpunim reciprok ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Institutit të Trajnimit të Shërbimeve të Burgut dhe Sprovues (RSKK),  dhe Universitetit Laurea të Shkencave të Aplikuara të Finlandës.

Qëllimi i marrëveshjes është krijimi i bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm ndërmjet tri institucioneve për të përkrahur objektivat e tyre strategjike në fushat e trajnimit, arsimit të lartë, hulumtimit, zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.

Ndër të tjerash vlen të përmendet se ekspertët nga RSKK  dhe Laurea të Finlandës, kanë qenë pjesë e stories së suksesshme në implementimin e projektit të binjakëzimit, “Përmirësimi i arsimit në sektorët e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë” (KS 09 IB JH 01), financuar nga Komisioni Evropian me 1.5 milion euro dhe implementuar gjatë periudhës 2012-2014 nga shtetet anëtare Finlanda dhe Estonia me ç‘rast rezultoi në themelimin e arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike në AKSP.

Në kuadër të prioriteteve  bazuar edhe në Strategjinë Zhvillimore të AKSP-së 2014-2018 Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bërë një hap tutje drejt  ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

 

Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike

Vushtrri, 03 shtator 20015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u  publikuan rezultatet e afatit të dytë për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e parë akademik.

Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.

Kandidatët të cilët nuk  janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin ankesë pran Komisionit të Ankesa në Akademi nga data 04.09.2015 deri me datën 06.09.2015 ora 16:00.


Rezultatet Preliminare
Rezultatet Preliminare - Origjinal

Vazhdohet konkursi deri me datën 28 gusht

Vushtrri, 24 gusht 2015 – Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor në vitin akademikë 2015/2016  i hapur me datën 19.08.2015 gusht do të vazhdojë deri më datën 28 të këtij muaj në ora 16:00. Kështu u vendos sot në mbledhjen e mbajtur nga Keshilli i Fakultetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Ndërsa provimi pranues mbahet më datën 02.09.2015 duke filluar nga ora 10:00, kurse rezultatet publikohen me datën 03.09.2015.          

Kandidatët të cilët nuk  janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin ankesë pran Komisionit të Ankesa në Akademi nga data 04.09.2015 deri me datën 06.09.2015 ora 16:00.

Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK), Shërbimi Korrektues i Kosoves (SHKK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Shërbimi Sprovues (SHS).

Për më shumë informata klikoni këtu:

Konkursi: KONKURS_Shqip_2408.pdf

Aplikacioni:
Aplikacion

Manuali për provim pranues:
  Manuali per provim pranues

U hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë akademik 2015/2016

Vushtrri 19 gusht 2015 - Në Akademinë  e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për afatin e dytë, për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin akademikë 2015/2016. Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK) , Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) dhe Shërbimi Sprovues (ShS).Studentët të cilët kanë konkurruar në afatin e parë dhe nuk janë pranuar, e të cilët dëshirojnë të konkrrojnë edhe në afatin e dytë,  nuk kanë nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë. Ata nuk kanë nevojë të sjellin dokumente, përveç plotësimit të aplikacionit!

Për më shumë informata klikoni këtu:

Konkursi: KONKURS.pdf

Aplikacioni:
Aplikacion

Manuali për provim pranues:
  Manuali per provim pranues

Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike

Vushtrri, 30 korrik 20015 - Në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për afatin e parë të konkursit të shpallur më datën 02.07.2015, për pranimin e studentëve në vitin akademik 2015/2016, pas mbajtjes së provimit pranues më datën 27.07.2015, u shpallën rezultatet e arritura:Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.

Klikoni ketu: Lista e Rezultateve

Në Akademi u mbajt provimi pranues për zyrtar të sigurisë publike

Vushtrri, 27 korrik 2015 - Më shumë se 200 zyrtarë të agjencioneve të sigurisë publike iu nënshtruan provimit  pranues në vitin e parë akademik 2015/2016, në Fakultetin e Sigurisë Publike.

Të drejt aplikimi kanë pasur të gjithë ata zyrtarë që janë të punësuar në institucionet e sigurisë si  Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensionine Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimin Sprovues të Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

Në Fakultetin e Sigurisë Publike këtë vit do të pranohen 69 studentë të cilët do ti vijojnë studimet në fushën e sigurisë.