Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Turqi

23.04.2012

Vushtrri, 23 prill 2012 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi i shoqëruar nga Dukagjin Dinaj, drejtori i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Programore, ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Turqi. Gjatë kësaj vizite drejtori Smakiqi do të marrë pjesë në takimin e radhës të Asociacionit

Ndërkombëtar të Akademive Policore, (INTERPA).
Smakiqi do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve të sigurisë publike të shteteve të ndryshme anëtare të INTERPA-së. Në këtë takimë pritet të diskutohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë si dhe bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave.
Asociacionin Ndërkombëtar i Akademive Policore (INTERPA), u nënshkrua në Stamboll me 2  korrik të vitit të kaluar ku edhe Akademia është anëtare e këtij asociacioni.  Asociacioni Ndërkombëtar i Akademive Policore (INTERPA), ka për qëllim të themeloj platformën e komunikimit, bashkëpunimit, shkëmbimit dhe koordinimit të përvojave mes shteteve anëtare me qëllim të luftimit, terrorizmit, kontrabandës, trafikimit me njerëz dhe të gjitha dukurive tjera negative.