Zyrtar i Lartë për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun është e obliguar që ta njoftojë opinionin publik me punët dhe aktivitetet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Zyra për Informim bashkëpunon ngushtë me Zyrën për Marrëdhënie me Publikun të Ministrisë së Punëve të Brendshme;

Zyra për Informim e AKSP-së  e mbikëqyrë dhe e mirëmban faqen zyrtare të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Zyra për Informim është përgjegjëse  për përgatitjen e raportit vjetor, përgatitjen  e DVD-se promovuese dhe broshurave për  Akademinë  dhe Institucionet e Sigurisë Publike përbrenda AKSP-së;

Koordinon të gjitha vizitat e personave me rëndësi të lartë të Agjencive për Siguri Publike përbrenda AKSP-së. 

Zyra për media është përgjegjëse për përcjelljen e vizitave, ngjarjeve, aktiviteteve në Akademi dhe përgatitja e raportit për publikim në website;

Bënë selektimin e informacioneve që mund të jenë për informim publik, nën mbikëqyrjen e drejtorisë së Akademisë;

Arkivon  kopje të çdo dokumenti që është hartuar nga Zyra për Informim Publik e AKSP-së;

Zyra për Informim obligohet që të bëj mbledhjen e të gjitha shkrimeve në mediat e shkruara dhe elektronike, që kanë të bëjnë me aktivitetin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Monitoron shtypin ditor dhe  përgatitë raport për temat mbi sigurinë;
Zyra e Informimit  i përgjigjet drejtpërdrejtë Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.


 

Fidajete Geci 

Zyrtare e Lartë për  Komunikim me Publikun

               

Tel: +383 (0) 28 590 - 070  EXT 119              

[email protected]

Adresa: AKSP -  Vushtrri