Delegacioni i AKSP-së vizitoi Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të FSK-së
Vushtrri, 27 janar 2026 - Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), z. Shpend Shabani së bashku me Drejtorin e Departamentit të Trajnimeve në AKSP, z. Kastriot Jashari, realizuan një vizitë zyrtare në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni i AKSP-së u prit nga ushtruesi i detyrës së Komandantit të Gardës Kombëtare, Kolonel Skender Hoxha si dhe nga Komandanti i Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimeve për Kërkim-Shpëtim Nënkolonel Vedat Shaqiri.
Në kuadër të takimit dhe vizitës në terren, delegacioni u informua në detaje për kapacitetet trajnuese të qendrës, hapësirat funksionale si dhe për pajisjet moderne që përdoren në trajnimet profesionale për kërkim dhe shpëtim.
Po ashtu, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit institucional në fushën e trajnimeve të specializuara dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.