Përfundoj trajnimi “Luftimi i korrupsionit brenda institucioneve”

29.11.2011

Vushtrri, 23 nëntor 2011 – Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), të premten u certifikuan  njëzet e një pjesëtarë të sigurisë publike të cilët përfunduan më sukses trajnimin “Luftimi i korrupsionit brenda institucioneve”, trajnim ky i organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Të certifikuarit janë zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, doganës, pjesëtarë të Inspektoratit Policor, zyrtarë të Prokurorisë Special dhe gjyqtar.
Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Ismail Smakiqi duke falënderuar misionin e OSBE-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm vlerësoj se "Trajnim i avancuar kundër korrupsionit”, ka ndikim të madhe në ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike. Ai tha se nga trajnimet e tilla pjesëtarët e sigurisë publike përfitojnë njohuri të reja ku do të sjellin vlera të reja për organizatën e tyre ku punojnë. Më këtë rast Smakiqi ka folur edhe rreth prioriteteve që ka Qendra. “Në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve dhe angazhimeve në përputhje me obligimet që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Legjislacioni në fuqi dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë se Punëve te Brendshme, Qendra e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim po vazhdon me reformimin e saj duke zhvilluar planin zhvillimor strategjik për tre vitet e ardhshme, akreditimin, ristrukturimin e brendshëm organizativ të saj, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare si AEPC dhe INTERPA, binjakëzimin me projektin ECLO etj”, u shpreh Smakiqi.
Shefqet Beqaj duke folur në emër të drejtorit të përgjithshëm të policisë tha se luftimi i korrupsionit është mision i policisë së Kosovës..
Njëherit përshëndeti edhe misionin e OSBE-së për kontributin e dhënë në mbajtjen e trajnimeve të shumta. Carsten Tweilmer, drejtor i Departamentit për Siguri Publike në OSBE shprehi gatishmërinë e tij që edhe në të ardhmen ta përkrah Policinë e Kosovës më trajnime të ndryshme. Qëllimi trajnimit ishte përforcimi i aftësive të akterëve relevantë që në mënyrë efikase të identifikojnë dhe hetojnë korrupsionin. Ky trajnim gjithashtu është shfrytëzuar si një mundësi për përmirësimin e raporteve mes agjencive dhe shkëmbimin e  përvojave dhe praktikave më të mira. Trajnimi ka zgjatur pesë ditë.