QKSPEZH ndihmon shkollën fillore “Zahir Pajaziti”

11.10.2011

Vushtrri, 11 shtator ’11 - Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) i ka dhuruar një donacion shkollës fillore “Zahir Pajaziti” në fshati Turiqicë të Podujevës. Ky donacion përmban kompjuter, banka dhe karrige. Qëllimi i këtij donacioni ishte që nxënëseve të kësaj shkollë  tu ofrohen kushte më të mira për mësim.
Drejtori i kësaj shkolle ka falënderuar menaxhmentin e QKSPEZH-it për këtë ndihmë dhe ka vlerësuar se donacionet e dhuruar do të jenë ndihmesë e mirë për nxënësit e kësaj shkolle. 
Ndërsa menaxhmenti i lartë i Qendrës ka  vlerësuar  se  me qëllim të aftësimit të nxënësve është shumë e rëndësishme që gjitha shkollat të pajisen me kompjuter.