Forumi për Siguri viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim

20.09.2011

Vushtrri, 20 shtator ’11 -  Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), nesër më  21 shtator, në ora 09:30, do të presë në një vizitë Forumin për Siguri.
Forumi për Siguri, është duke mbajtur një konferencë rajonale në Prishtinë për reformat në polici, ku pjesëmarrës në këtë konferencë janë pjesëtarë të sigurisë publike nga gjitha vendet e rajonit.