Lajmet
Lajmet
Filloi trajnimi armët e shkatërrimit në masë
Vushtrri, 06 qershor 11- Pas trajnimeve të shumta që po mbahen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot filloi trajnimi mbi hetimet e armëve të shkatërrimit në masë, trajnim ky i organizuar nga International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP). Pjesëmarrësit të cilët vijojnë këtë trajnim janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Dogana e Kosovës dhe prokuror. Në këtë trajnim janë duke marrë pjesë edhe pjesëtarë të sigurisë publike nga Republika e Shqipërisë.
Ligjërues në këtë trajnim janë instruktor të FBI nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi dhe profesionalizimi i pjesëtarëve të sigurisë publike në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, than pjesëmarrësit. Ky trajnim do të zgjasë një javë.
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi KFOR-i Francez
Vushtrri, 03 qershor 11- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës se Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Ahmeti priti në takim një delegacion nga kontigjenti i KFOR-it Francez i kryesuar nga Komandanti Kolonel Michel Georges.
Fillimisht z. Ahmeti iu uroi mirëseardhje e më pas i informoi me punën, trajnimet dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në Qendër nga katër agjencionet e sigurisë publike në Kosovë. Gjithashtu z. Ahmeti delegacionin e informoi edhe për konceptin, vizionin, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit, por edhe për sukseset dhe të arriturat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike.
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit. Qëllimi ynë është që Qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike, tha kryeshefi Ahmeti.Kryeshefi Ahmeti foli edhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në ngritjen dhe kapacitetet e Qendrës dy partnerët kryesor OSBE-ja dhe ICITAP.Z.Ahmeti falënderoi edhe KFOR-in për bashkëpunimin e mirë qe kanë pasur deri me tani në ngritjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë.
Ndërsa Komandanti i i Kontigjentit të KFOR-it Francez Kolonel Michel Georges falënderoi për pritjen si dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në fund të takimit delegacioni i KFOR-it bëri edhe një vizitë objekteve dhe pajisjeve me të cilat trajnohen pjesëtaret e sigurisë publike.
Fëmijët nga Kuvendi Komunal i Pejës vizituan QKSPEZH-in
Vushtrri, 02 qershor 11 Një delegacion i fëmijëve pranë Kuvendit Komunal në Pejë sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u prit nga stafi i qendrës. Vizita e delegacionit e përbërë prej 15 fëmijëve kishte për qëllim që të njihen me për se afërmi me ambientin, punën dhe trajnimet që mbahen në QKSPEZH. Fëmijët gjatë kësaj vizite u informuan për të gjitha aktivitetet dhe trajnimet që mbahen nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovë, Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Fëmijët patën rastin që të bëjnë pyetje dhe të shprehin interesimin e tyre se si shkon procedura që të behësh pjesëtar i sigurisë publike në Kosovë. Ata vizituan njërën nga klasat ku zhvillohej mësimi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovë dhe parashtruan pyetje të shumta që ishin në interes të tyre. Fëmijët u interesuan edhe për masat që Policia e Kosovës merr për mbrojtjen e të drejtave të tyre.Fëmijët u ndan të kënaqur më vizitën e tyre në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Kryqi i Kuq i Kosovës vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 17 maj 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) sot e vizitoi sekretarja e Kryqit të Kuq të Kosovës znj. Feride Hyseni. Delegacioni i Kryqit të Kuq të Kosovës u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës z. Sheremet Ahmeti dhe menaxhementi i lartë i qendrës. Temë diskutimi në këtë takim ishte nënshkrimi i një memorandumi të përbashkët në ngritjen e bashkëpunimi mes QKSPEZH-it dhe KKK-së. Gjatë takimit të dy palët u ndan të kënaqur dhe shprehen gatishmërinë që ky memorandum të arrihet sa më parë.
Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës Sheremet Ahmeti kthehet nga vizita zyrtare në Turqi
Vushtrri, 04 maj 11 - Pas vizitës zyrtare në Turqi Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) z.Sheremet Ahmeti është kthyer në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite z. Ahmeti ka marr pjesë në Konferencën Rajonale Ballkanike për Trajnime Policore, ku përveç Republikës së Kosovës kanë marrë pjesë edhe Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Bullgaria. Në këtë konference të gjitha vendet pjesëmarrëse kanë prezantuar programet e tyre mbi trajnimet e Policisë.Kryeshefi Ahmeti me këtë rast është takuar me përfaqësues të Akademive Policore të vendeve ballkanike. Po ashtu z. Ahmeti është takuar edhe me presidentin e Akademisë Policore të Turqisë z. Zuhtu Arslan, ku kanë diskutuar për shkëmbimin e përvojave mes Akademisë Policore te Turqisë dhe Qendrës për Siguri Publike.
Tutje gjatë Konferencës Rajonale Ballkanike për Trajnime Policore temë diskutimi ishte krijimi i Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore. Anëtare e këtij asociacioni pritet të jetë edhe Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e cila është ftuar të marrë pjesë në nënshkrimin e këtij memorandumi.Në Konferencën Rajonale Ballkanike për Trajnime Policore përmes prezantimeve, diskutimeve dhe takimeve kemi shfrytëzuar rastin që të promovojmë vlerat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim si dhe punën e mirë të Policisë së Kosovës. Po ashtu gjatë takimeve kemi biseduar edhe për çështje të ndryshme siç janë mundësia e rritjes së bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e përvojave, tha Ahmeti.
Konferenca Rajonale Ballkanike për Trajnime Policore është organizuar nga Akademia Policore Turke ( Turkish National Police Academy ) dhe është mbajtur në Nazilli dhe ka zgjatur dy dit radhazi 26-27 prill.Në këtë konferencë z. Ahmeti ishte i shoqëruar me zëvendës drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës Dejan Jankovic, drejtorin e Zyrës për Zhvillim, Planifikim dhe Marrëdhënie me Jashtë z. Avni Istrefi si dhe me përfaqësuesin e Policisë së Kosovës në QKSPEZH nënkolonel Driton Zabërgja.
Kryeshefi Ekzekutiv Sheremet Ahmeti ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Turqi
Vushtrri, 26 prill 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Sheremet Ahmeti ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Nazili të Turqisë.
Në këtë takim zyrtar kryeshefi Ahmeti do të marrë pjesë në Konferencën Rajonale Ballkanike për Trajnim Policore. Gjatë kësaj vizite z. Ahmeti do të ketë takime me përfaqësuese të institucione të sigurisë publike të shteteve të ndryshme ballkanike.Në këto takime pritet të diskutohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me çështje sigurisë. Ndër çështjet kryesore do të jenë nxitja e bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave në mes te shteteve ballkanike sa i përket fushës së sigurisë.
Në QKSPEZH përfundoi trajnim Bisedimet për lirimin e pengjeve
Vushtrri, 15 prill 11- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) pesëmbëdhjetë pjesëtarë të njësisë special të Policisë së Kosovës sot përfunduan me sukses trajnimin Bisedimet për lirimin e pengjeve, trajnim ky i mbështetur nga Turqia.
Në ceremoninë e çertifikimit morën pjesë nënkolonel Driton Zabërgja, drejtori i njësisë speciale të policisë së Turqisë Mustafa Kapllan si dhe instruktorë tjerë të cilët kanë ligjëruar në këtë trajnim. Pjesëmarrësit vlerësuan se mbajtja e këtij trajnimi është edhe një shkëmbim i përvojave mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë.Nënkolonel Driton Zabërgja duke përshëndetur të pranishmit, mbajtjen e këtij trajnimi e ka vlerësuar shumë lartë.Ai tha se përfundimi i këtij trajnimi për qendrën është një ngjarje e veçantë sepse tregon profesionalizëm për Policinë e Kosovës. Ndërkaq ka falënderuar shtetin turk për ndihmën e vazhdueshme që po i jap Kosovës konkretisht policisë së vendit tonë.Falënderojë instruktorët nga Turqia të cilët për dy javë rresht ligjëruan në këtë trajnim. Falënderoj shtetin turk për ndihmën e vazhdueshme që po i jap Kosovës sidomos në fushën e sigurisë, tha Zabërgja.Ndërsa drejtori i njësisë special të Policisë së Turqisë tha se policia e shteti turk do ta përkrah vazhdimisht Policinë e Kosovës. Ai tha se është ndjerë krenar për mundësin e dhënë që të ligjëroj para njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Ne do të bashkëpunojmë vazhdimisht që përvojat tona ti bartim tek Policia e Kosovës, tha Kapllan. Trajnimi Bisedimet për lirimin e pengjeve ka zgjatur dy javë.
Zëvendësdrejtori i policisë së Turqisë Osman Karakus vizitoi QKSPEZH
Vushtrri, 08 prill 11 - Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Republikës së Turqisë Osman Karakus, vizitoi sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), ku u prit nga udhëheqësit e lartë të qendrës si dhe nga përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike. Duke iu uruar mirëseardhje delegacionit nënkolonel Driton Zabërgja i ka njoftuar për të arriturat dhe aktivitetet që zhvillohen në QKSPEZH. Delegacioni është informuar edhe për projektet, të cilat priten të realizohen së shpejti, që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe akomoduese në Qendër. Nënkoloneli e ka falënderuar zv/drejtorin Karakus për mbështetjen që Turqia i ofron vazhdimisht Policisë së Kosovës.Ndërkaq zv/drejtori i Policisë Kombëtare të Turqisë, Osman Karakus është ndarë i kënaqur më pritjen. Ai tha se Turqia do ta përkrah Kosovën edhe me tutje e veçanërisht në fushën e sigurisë. Në fund të takimit ata bënë një vizitë objekteve të qendrës dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen pjesëtarët e sigurisë publike nga katër agjensionet.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Turqisë z. Osman Karakus viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 07 prill 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim nesër në ora 15:00 do ta vizitojë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Republikës së Turqisë z. Osman Karakus. Delegacioni nga Turqia do të pritet nga menaxhmenti i lartë dhe përfaqësues të agjencioneve të sigurisë në qendër.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.
Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane mbajti takimin e parë në Prishtinë
Prishtinë, 5 prill 2011- Asociacioni i Kolegjeve Policore të Evropës mbajti për herë të parë takim në Prishtinë. Në këtë takim morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, kryeshefi ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), z. Sheremet Ahmeti, drejtori i Policisë së Kosovës, z. Reshat Maliqi, ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Werner Almhofer, president i Asociacioni të Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC), z. Maurice Petit dhe ekspertë të tjerë të sigurisë.
Ministri Rexhepi theksoi se bashkëpunimi me AEPC është si parakusht për integrime evropiane, ku do të bëhet harmonizimi i praktikave më të mira të edukimit të kadetëve të ri policorë.Ai tha se zyrtaret policorë të cilët trajnohen në frymë të njëjtë në mbarë territorin e Evropës do ta kenë shumë më të lehtë edhe qasjen e përbashkët në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative në shoqëri, si dhe të ofrojnë siguri publike për të gjithë shtetasit e tyre.Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi tha se MPB është e gatshme të ofrojë bashkëpunim në çdo fushë që kontribuon në bashkëpunimin rajonal si dhe atë evropian.Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë tona, si dhe jemi të privilegjuar të jemi pjesë e reformave evropiane, sa i përket trajnimeve dhe edukimit të forcave të sundimit të ligjit dhe policive tona.Ndërsa president i Asociacioni të Kolegjeve Policore të Evropës, z. Maurice Petit tha se puna dinamike e QKSPEZH-së është një shembull i shkëlqyeshëm në fushën e edukimit dhe trajnimit policor.Qendra ka aplikuar në AEPC në mes të vitit 2009 dhe unë jam takuar me kolegët e Kosovës në fund të vitit 2009 dhe sot ata veçse janë në gjendje të organizojnë, të jenë nikoqir të këtij takimi. Për mua është një shembull i shkëlqyeshëm i dinamizmit të këtij vendi e veçanërisht në fushën e edukimit dhe trajnimit policor.Ai tha se misioni i Komitetit Ekzekutiv është të diskutojë strategjinë e Asociacionit dhe prioritetet e saj dhe për të hartuar nisma të reja dhe për të vlerësuar bashkëpunimin, duke shtuar se ky Komitet mundëson diskutime efikase dhe vendimmarrje sipas nevojave të anëtarëve.Asociacioni i Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC), ka 45 shtete anëtare. Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është pranuar në cilësi të anëtarit vëzhgues nga Bordi Qeverisës i AEPC, në takimin e mbajtur më 17 shtator 2009, në Budvë të Malit të Zi.
Komitetit Ekzekutiv i Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane viziton Qendrën e Kosovës për Sigurisë Publike
Vushtrri, 05 prill 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot në ora 15:00 do ta vizitoj Komiteti Ekzekutiv i Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane. Delegacioni do të pritet nga kryeshefi ekzekutiv z. Sheremet Ahmeti dhe menaxhmenti i lartë i Qendrës. Komiteti Ekzekutiv i Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane do të informohet me shumë më punën, trajnimet dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.