}

NewsArticle

22/09/2025

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi i zyrtarëve të sigurimit të gjykatave

Vushtrri, 22 shtator 2025 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot ka filluar trajnimi për grupin e parë të zyrtarëve të sigurimit të gjykatave të Kosovës.

Trajnim po zhvillohet në kuadër të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të arritur paraprakisht ndërmjet Drejtorit te Përgjithshëm të AKSP z. Shpend Shabani dhe Kryesuesit të KGJK-së z. Albert Zogaj, e cila ka për qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe ngritjen e standardeve të sigurisë në objektet gjyqësore të Republikës së Kosovës.

Trajnimi përqëndrohet në zhvillimin e aftësive praktike dhe njohurive profesionale të zyrtarëve të sigurimit, duke përfshirë menaxhimin e situatave emergjente, procedurat standarde të sigurisë, komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera të rendit dhe ligjit.

Ky program trajnimi shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë publike dhe garantimit të një mjedisi të sigurt për punonjësit e gjykatave, palët dhe qytetarët që marrin pjesë në proceset gjyqësore.

Është planifikuar që trajnimi të zhvillohet në mënyrë ciklike me 3-4 grupe me rreth 120 zyrtarë të Sigurimit të Gjykatave të Kosovës.



  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi profesional për zjarrfikës
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi profesional për zjarrfikës

Vushtrri, 8 shtator 2025 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, (AKSP), filloi Trajnimi Profesional për Zjarrfikës.

Trajnimin profesional do ta ndjekin 23 kadetë, të cilët gjatë tre muajve do të marrin njohuri teorike profesionale për reagime emergjente në ambientet e Akademisë, për të vazhduar me trajnimin profesional praktik në institucionet relevante të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave(AME).

Për përgatitjen profesionale teorike dhe praktike me kadetët e rinj do të angazhohen trajnerë profesional nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, si dhe akterë relevant.

Lexo më shumë
Në Akademi Kampi i Punësueshmërisë i organizuar nga OJQ Toka ka përfunduar me sukses
Në Akademi Kampi i Punësueshmërisë i organizuar nga OJQ Toka ka përfunduar me sukses

Vushtrri, 29 shtator 2025 - Në Akademinë e Kosovës Për Siguri Publike në Vushtrri, tri ditë radhazi u u zhvilluan aktivitete nga të rinjtë në kuadër të “Kampi i Punësueshmërisë”, organizuar nga OJQ “Toka”. Pjesmarrësit në “Kampin e Punësueshmërisë”, u angazhuan në aktivitete dinamike, mësuan si të shkruajnë një CV, një letër motivimi dhe fituan aftësi bazike të cilat do t’iu ndihmojnë në tregun e punës.

Gjatë këtyre tri ditëve pjesëmarrësit e kampit u takuan me ekspertë të fushave të ndryshme, ku njohën me praktikat përvojat e ndryshme.

Pjesëmarrësit në “Kampin e Punësueshmërisë’, përveç se fituan njohuri për sfidat profesionale për të ardhmen e tyre, ishte edhe një përvojë argëtuese, ku ata krijuan edhe ura miqësie mes vete.

Ky projekt implementohet nga OJQ "TOKA" dhe mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo.

Akademia (AKSP), si përherë, përveç aktiviteteve që rrjedhin nga fushëveprimtaria ligjore, edhe këtë radhë ishte e hapur dhe në përkrahje të komuniteteve në Republikën e Kosovës. 



Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës