Trajnimet me armë zjarri

Sektori për trajnime me Armë të Zjarrit zhvillon këto kurse:

  • Kursi themelor për pistoletë;
  • Kursi me armë të gjatë AK-47;
  • Kursi me armë të gjatë MP-5;
  • Trajnimi në FATS;
  • Trajnimi i avansuar me MP-5 në pajisjen elektronike Laser Cat;
  • Kursi për instruktorë të armëve të zjarrit;
  • Trajnime shtesë (ri-çertifikimi për të gjtha kurset);
  • Trajnimi për përdorimin e forcës vdekjeprurëse.


Kandidatët që ndjekin kurset për armë zjarri, në vazhdimësi vlerësohen nga instruktorët e armëve të zjarrit;

Në bazë të vlerësimit nga instruktori përkatës, kadetët mund të kenë ushtrime shtesë;

Në qoftë pjesëmarrësit e trajnimit nuk tregohen të suksesshëm dhe dështojnë në gjuajtjen kualifikuese dhe ri-kualifikuese, përsëri do t’i nënshtrohen ushtrimeve shtesë në FATS për tri ditë rradhazi.

Rregullat e mëposhtme duhet të aplikohen në të gjitha trajnimet me armë zjarri:

  • Pjesëmarrja 90% ;
  • Testi me shkrim  70% ;
  • Kualifikimi 80%  (gjuajtja kualifikuese me 60 fishekë në cak).
  • Vlerësimi në FATS (vendimi për gjuajtje në tri skenare);
  • Përdorimi i urdhërave verbale (reagimi në rrezik, gjuajtje/mosgjuajtje, preciziteti dhe arsyetimi);
  • Kalimi/dështimi në vlerësimin për manipulim dhe siguri (çmontimi dhe montimi, mbushja/zbrazja e armës, rimbushja emergjente dhe taktike, manipulimi i sigurtë me armë zjarri).