Drejtori i sapoemëruar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike ne OSBE në Edward T. Anderson vizitoi Akademinë

02.12.2019

Vushtrri, 02 dhjetor 2019 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë Bejtush Gashi, së bashku me menagjmentin e lartë  si dhe përfaqësuesit e agjencioneve pritën në takim drejtorin e sapoemëruar të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në OSBE Edward T. Anderson. 

 

Gjatë këtij takimi fillimisht drejtori Smakiqi i uroi për pozitën e re si dhe i shprehu mirëseardhje në Akademi z.Edward T. Anderson. Më tej Smakiqi e informoi Anderson për zhvillimet në Akademi, historikun, trajnimet si dhe për proceset e rëndësishme nga themelimi e deri më sot.

 

Drejtori Smakiqi me këtë rast foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia si dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë institucione të ndryshme e më theks të veçantë  për misionin e OSBE-së në Kosovë në sukseset e Akademisë, ku shprehu falënderimet më të veçanta duke shpresuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Më tej Smakiqi foli edhe për akreditimin  nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi në këtë takimi foli lidhur me ecurinë e arsimimit të lartë në Akademi duke vë në pahë edhe kontributin që kanë dhënë faktori ndërkombëtarë në këtë aspekt. Ndërsa përfaqësuesit e agjencioneve në Akademi theksuan se bashkëpunimi është i shkëlqyer dhe se puna dhe angazhimi i përbashkët janë storie e suksesit duke u bazuar edhe në vlerësimin që ka marr AKSP-ja si nga jashtë ashtu edhe nga brenda institucioneve.

 

Ndërsa Drejtori i sapoemëruar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike ne OSBE në  Edward T. Adreson tha  se,  “akredimin të cilin e keni fituar nga IADLEST nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është  mjaftë i rëndësishëm dhe keni fatin që jenë pjesë e këtij akreditimi të cilin shumë pak vende arrijnë të marrinë”, duke theksuar se kjo është arrite fal punës  profesionale në ofrimin trajnimeve dhe arsimimit të lartë për  zbatuesit e ligjit.

 

Ai tha se,  “Akademia është shembull i bashkëpunimit dhe aftësimit në shumë fusha të ndryshme duke përfituar nga trajnimet të cilat janë ofruar nga institucione të ndryshme ndërkombëtare dhe ju sot jeni profesional duke qenë shembull edhe për vendet e rajonit dhe me gjerë”.

 

Anderson falënderoi për pritjen si dhe shprehu vullnetin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

 

Në funde ata vizituan edhe njërën nga klasat ku po zhvillohet trajnimi profesional i gjeneratës së 55-të për polic të ri si dhe objektet përcjellëse ku mbahen trajnimet,  ku nga instruktorët u informuan më gjerësisht  lidhur me këto trajnime.