Zëvendësdrejtori i Kolegjit Universitar Policor të Norvegjisë Tor Tanke Holm vizitoi Akademinë

12.11.2018

Vushtrri, 12 nëntor 2018, - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi një delegacion nga Kolegji Universitar Policor të Norvegjisë (KUPN), i udhëhequr nga zëvendës Drejtori Tor Tanke Holm i cili ishte i shoqëruara edhe nga bashkëpunëtorja Kirsti Helene Messel. 

 

Delegacioni nga Kolegji Universitar Policor i Norvegjisë  u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë  Ismail Smakiqi si dhe zyrtar të lartë nga Akademia, i cili fillimisht duke ju dëshiruar mysafirëve mirëseardhje, njëherit ata i  njoftoi me zhvillimet e fundit në Akademi, duke u fokusuar në arsimin e lartë dhe në trajnimet profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike. Delegacioni i KUPN u informua gjithashtu edhe për historikun e Akademisë, për projektin e binjakëzimit IPA 2, që ka për qëllim forcimin e mëtutjeshëm të arsimit në fushën e sigurisë publike si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar të Akademisë.

 

Vizita e delegacionit  norvegjez u zhvillua përgjatë dy ditëve 8 dhe 9 nëntor 2018 me ç ‘rast me dt. 8 nëntor 2018 morën pjesë edhe në konferencën e dytë ndërkombëtare për hulumtim dhe zhvillim të AKSP-së “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë” ku zv. drejtori i KPUN z. Tanke Holm mbajti një ligjeratë/prezentim mbi temën “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në fuqizimin e sigurisë dhe rendit publik – rasti studimor i Norvegjisë”.

 

Qëllimi i kësaj vizite dyditore e Kolegjit Universitar Policor të Norvegjisë ishte njoftimi më për së afërmi me fushe veprimtarinë e AKSP-së, gjetja e mundësive për bashkëpunime dhe mundësia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit. 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe Tanke Holm gjatë takimeve të zhvilluara theksuan gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë ndërmjet dy institucioneve respektive në kuadër të arsimimit në siguri publike me fokus arsimin e lartë, (programit Bachellor dhe në të ardhmen në programin Master), shkëmbimin e përvojave më të mira akademike dhe përkrahjes së stafit për të shtyrë përpara proceset zhvillimore institucionale.