Një delegacion nga Turqia vizitoi Akademinë

06.11.2018

Vushtrri, 06 nëntor 2018, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi një delegacion nga Turqia nga fusha e emergjencave të cilët ishin të shoqëruar edhe nga zyrtar të lartë të Agjencisë së Menagjimit Emergjent  ( AME).

Delegacioni u prit nga Drejtori i Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore Kastriot Jashari si dhe zyrtar të lartë nga Akademia, i cili fillimisht i përshëndeti të pranishmit në emër të Drejtorit të Përgjithshëm  Ismail Smakiqi duke ju dëshiruar mirëseardhje në AKSP.

Drejtori Jashari  vlerësoi si shumë të  rëndësishme këtë  vizitë nga delegacioni turk si fillim i një bashkëpunimi në të ardhmen në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mes të dy institucioneve.

Më pas Drejtori Jashari para të pranishmëve shpalosi edhe misionin  e Akademisë duke i informuar me trajnimet të cilat mbahen në Akademi  nga gjashtë agjencionet e sigurisë e në mesin e tyre edhe Agjencia për Menagjimin e Emergjencave, si dhe ofrimin e  arsimimit të lartë bachelor.

Gjithashtu Jashari foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtarë që ka Akademia me vendet e rajonit dhe me gjer e me thekës të veçantë ai foli për akreditimin e Akademisë së  Kosovës për Siguri Publike nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (IADLEST).

Ndërsa delegacioni nga Turqia ishin të interesuar rreth plan programeve në fushën e emergjencave si dhe rreth funksionimit të trajnimeve dhe Fakultetit të Sigurisë Publike brenda Akademisë.
Në fund ata vlerësuan si shumë të  rëndësishme këtë vizitë në Akademi si dhe shprehen interesimin e tyre për bashkëpunim në të ardhmen.