Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e tij të radhës

16.03.2018Vushtrri  16 mars 2018  –   Në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i Komitetit  Drejtues për Projektin e Binjakëzimit, që ka për qëllim përkrahjen e  mëtejme të  arsimit  në fushën e sigurisë publike. Gjatë takimit ekspertët ndërkombëtarë prezantuan punën që është bërë gjatë tre mujorit të fundit të projektit.


Në këtë takim  përveç  Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë,  Ismail Smakiqi, të pranishëm ishin  Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE  Ake Roghe, Nderim Gërguri shef i Divizionit për Integrime Evropiane  në Ministrinë e Punëve të Brendshme,  Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit  Krista Haak, Ritva Vahakoski eksperte , Shpresa Muharremi nga  OSBE-ja, drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës Taibe Canolli, Adem Shala  nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Nebih Halili nga Shërbimi Korrektues i Kosovës si dhe Bekim Sadiku nga Agjencioni i Menagjimit të Emergjencav.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në realizimin e projektit të binjakëzimit. Duke përshëndetur të pranishmit Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakqi  i informoi ata lidhur me dy procese të rëndësishme të cilat po kalon AKSP-ja si Akreditimin e Akademisë nga ana e autoritetit Kombëtarë të Kualifikimeve për akreditim institucional dhe validim të programeve profesionale si dhe akreditimin nga ana e Asociacionit Ndërkombëtarë të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të Zbatimit të Ligjit (IADLEST), të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të fitoj akreditim ndërkombëtarë.

Drejtori Smakiqi foli edhe për punën e palodhshme së bashku me agjencionet dhe ekspertet e Projektit të Binjakëzimit  në përgatitjen e programeve profesionale të cilat njëherit janë miratuar edhe  në takimin e fundit të Bordit të Akademisë.

Duke fol për procesin e akreditimin Smakiqi theksoi se duke marrë parasysh nevojën dhe obligimet ligjore të akreditimit institucional të Akademisë dhe validimit të programeve profesionale dhe duke marrë parasysh përfitimet të cilat do ti sjellë AKSP-së dhe agjencive, akreditimi ndërkombëtarë, nga (IADLEST), do të shtonte reputacionin e Akademisë si institucion trajnues dhe arsimor për zbatuesit e ligjit.

Në fund Drejtori Smakiqi kërkoi nga të pranishmit përkrahje dhe pjesëmarrje nga të gjithë anëtarët e grupeve punuese  në krijimin e programeve profesionale dhe aktiviteteve tjera gjatë Projektit të Binjakëzimit në procesin e validimit të këtyre programeve me rastin e vizitës të ekipit të eksperteve fakt-mbledhës të AKK dhe IADLEST.

Ndërsa, Krista Haak, udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, tha se gjatë kësaj faze deri tani janë realizuar të gjitha pikat që kanë qenë të parapara në planë.

Haak vlerësoj se falë bashkëpunimit të mire më zyrtarët e Akademisë dhe ekspertët tjerë edhe në këtë fazë  janë shënuar rezultate të mira në realizimin e projektit.
Krista tha se në komponentin e dytë të projektit fokusi kryesor ka qenë në zhvillimin e strukturës dhe manualin e Internshipit, proces ky i cili ka filluar vitin e kaluar në seminar e filluar nga AKSP-ja dhe e financuar nga OSBE-ja. Haak tha se gjatë këtij viti do të realizohen trajnime për Internship-in e koordinatorëve si dhe vizita studimore në Finlande dhe Estoni për koordinatoret e Internship-it të agjencive dhe Akademisë si dhe zhvillimet e metejme në fushën e-learning përfshirë trajnimet për ti mbështetur procesin mësimore. 
“Çfarë më bën të lumtur është vazhdimësia e aktivitetit lidhur me akreditimin dhe implementimi i kurrikulës së trajnimit profesional. Siç e kam lexuar nga raporti i Drejtorit të Përgjithshëm se proceset e akreditimit janë në fazën përfundimtare dhe shpresojmë ta kem vendimin përfundimtar gjate muajit prill”, tha Haak.

Kurse, drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë Karl Ake Roghe  tha se Akademia është një shembull i mirë për punën e bërë.  Roghe gjatë takimit potencoi rëndësinë e themelimit të nivelit studimor Master në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

“Gjithashtu po shikojmë për projektin Zyrës së BE-së në Kosovë për reformën në polici, ku AKSP do të jetë e ndërlidhur në këtë projekt në fushën e trajnimeve, përkatësisht në ndërtimin e kapaciteteve në të ardhmen në Kosovë”, tha Roghe. Po ashtu Roghe ceku rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për AKSP-në, e sidomos në kuadër të regjionit të Evropës Jug-Lindore, të cilin e konsideroi  të rëndësishëm.

 Edhe Rafael Nievergelt, menaxher nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ,  duke ofruar përkrahje tha se Akademia është shembull i mirë për të gjitha institucionet tjera.  “Ka qenë lehtë për Zyrën e  BE-së në Kosovë për të bashkëpunuar me këtë Projekt të Binjakëzimit”, tha  Nievergelt

Nievergelt i njoftoi të pranishmit për projektin për Policinë e Kosovës  i cili do të fillojë në fund të tetorit, ku siç tha ai edhe Akademia do të përfshihet në atë projekt, në mënyrë që të ketë reformë të qëndrueshme të fortë të policisë, ku të gjitha institucionet e përfshira do të bashkëpunojnë. 

Kurse Nderim Gërguri shef i Divizionit për Integrime Evropiane  në Ministrinë e Punëve të Brendshme,  u shpreh i kënaqur më punën në Akademi si  dhe realizimin e Projektit të Binjakëzimit.

Drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës Taibe Canolli përgëzoj Akademinë për progresin e arritur deri me tani. “Më gëzon fakti që Akademia është afër akreditimi ndërkombëtarë  nga IADLES që është shumë e rëndësishme për Akademinë”, u shpreh Canolli duke thënë se  Polica e Kosovës ka qenë pjesë e procesi të projektit të binjakëzimit dhe është e gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin.

Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.

Vahakoski foli për së cilin komponent veç e veç, për komponentin dy i cili ka të bëjë më ngritjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të programit bachellor në AKSP dhe komponentin tre i cili ka të bëjë më funksionalizimin e plotë të institutit për Hulumtim dhe Zhvillim në Akademi.