Filloi trajnimi themelor i gjeneratës se 40- të të Shërbimit Korrektues të Kosovës

27.07.2015Vushtrri, 27 korrik 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 40-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo gjeneratë numëron gjithsej 25 pjesëtar.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi iu uroi mirëseardhje në Akademi dhe shprehu gatishmërinë e përkrahjes deri në përfundim të trajnimit për të gjithë pjesëmarrësit.

Pjesa teorike e trajnimit do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ndërsa pjesa praktike në institucionet ku ata do të punojnë. Trajnimi bazik do të zgjasë 16 javë.